Luan Rama: Paradoks, kur qeveria, tepsia dhe krimi bëhen një

Kundër qeverisjes Rama 2 ka vijuar akuza nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kësaj here nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama. Rama përmes një statusi në Facebook ka theksuar se drejtësia është kapur politikisht dhe një numër i caktuar njerëzish e kanë në dorë. Luan Rama përmendi institucionet kryesore të vendit ku u mungon kreu. Sipas Ramës: “Prokuroria e Republikës pa Prokuror të Përgjithshëm;

Shërbimi Informativ i Shtetit pa Drejtor të Përgjithshëm; Policia e Shtetit pa Drejtor të Përgjithshëm! Institucionet e luftës kundër krimit në kaos, në pasiguri, të kapura e nën presion, krimi rritet, forcohet, qeveris!”, theksoi Luan Rama. Ai nuk harroi të përmendë edhe raportin më të fundit të CIA-s për vitin 2017. “CIA jep alarmin: Shqipëria rrugë kalimi për kokainën dhe opiumin, është rritur e zgjeruar prodhimi i kanabisit, ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo aktivitete të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët!” u shpreh Rama.