Basha: Nuk kam zhvilluar asnjë takim sekret me Ramën

490
Kreu demokrat Lulzim Basha mohon që të ketë zhvilluar ndonjë takim sekret Kryeministrin Edi Rama apo të ketë bërë ndonjë pakt me të.
“Nuk ka asnjë takim sekret të Lulzim Bashës me asnjë nga bashkëpërgjesit e gjendjes ku është katandisur vendi, familjet, të cilat kanë marrë rrugën e eksodit si asnjëherë më parë në këto 20 vite. Por ka një përballje të fuqishme të Lulzim Bashës, Partisë Demokratike dhe opozitës me shkaktarët e kësaj gjendjeje, me Edi Ramën dhe Ilir Metën, me politikat e tyre të gabuara, me politikën e lakut në fyt, të kërbaçit për qytetarët e të korrupsionit e megaaferave për qeveritarët, me politikën e ndëshkimit të berberëve, por të lartësimit të ministrave të lidhur me narkotrafikun, siç është Ministri i Brendshëm. Në këto kushte është jo vetëm qesharake, por edhe e papranueshme, e refuzueshme, unë e refuzoj me përbuzje çdo insinuatë për pakte me ta”, është shprehur Basha në një intervistë për DW. Dy ditë më parë, Nikollë Lesi shkruante se Basha ishte takuar në Vjenë me Ramën, për një pakt kundër dyshes Berisha-Meta.
Sigal