Basha: Nuk ka kompromis për zgjedhje të lira dhe të ndershme

455
Sigal

Më 30 qershor, sipas dekretit të presidentit Ilir Meta do të zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor, por duket se deri atë ditë klima politike do të jetë e tensionuar ndërsa duket se në këtë situatë opozita pjesëmarrjen e ka me pikëpyetje. Kryetari i opozitës Lulzim Basha, i ka forcuar deklaratat se pa garantimin e standardeve nuk mund të ketë zgjedhje. Basha: Nuk mund të ketë kompromis për zgjedhje të lira dhe të ndershme. O do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme ose nuk do të kemi zgjedhje. Nuk mund të kemi kompromis për drejtësinë e pavarur, drejtësia është ose e pavarur ose e kapur. Deklaratat e kreut të opozitës erdhën në forumin “Trashëgimia e një Kancelari…”, ku u prezantua vepra për karrierën e kancelarit Konrad Adenauer. Basha tha se opozita do të vijojë betejën e saj për mbrojtjen e demokracisë në vend.