Basha: Nuk ka investime me Edi Ramën, me Edi Ramën ka krim, drogë dhe plehra.

60

Deklaratë e kryetarit të
Partisë Demokratike, Lulzim Basha


Gazeta Telegraf/

Pasi ka dështuar të sjellë edhe një investitor të vetëm
në Shqipëri, dhe ka përzënë shumë prej atyre që ishin, me taksat, me
korrupsionin dhe lidhjet me krimin, Edi Rama ka nisur të shëtisë cdo jave sa
tek TAP sa tek Hidrocentrali i Devollit, që njerëzve t’u duken shumë. Por ato
janë të njëjtat, të vetmet investime të huaja, të nisura e të kontraktuara nga
qeveria e Partisë Demokratike.
 


Mbron dhunuesin e investitorit që braktisi
projektin 450 milionë dollarësh me 1200 vende pune, sjell plehrat e botës në Shqipëri, mbjell dhe
fermenton drogë anekënd vendit, pastaj vjen verdalle si buratin cdo jave në
rrethinat e TAP e Hidrocentralit të Devollit, duke penguar dhe punën e tyre me
shfaqjet e shpifura qe nuk i honeps dot askush.
 
Nuk ka investime me Edi Ramën. Me Edi Ramën ka
krim, drogë dhe plehra.
 
Duhet të kthejmë investimet në Shqipëri, por më
parë duhet të pastrojmë Shqipërinë nga krimi, droga dhe plehrat. Duhet ta
pastrojmë Shqipërinë nga Edi Rama.