Basha nuk jep dorëheqjen, por ngrin postin deri në zgjedhje: Kompetencat i marrin Spaho dhe Bode

441
Kreu i PD Lulzim Basha ka bere nje deklarate te forte sot ne mbremje, pasi komentoi edhe rezultatin katastrofik qe mori PD ne zgjedhjet e 25 qershorit. Ai ka lajmeruar se do ngrije postin e tij deri ne zgjedhjet e reja per PD dhe se kompetencat e tij ia kalon Edmond Spahos dhe Ridvan Bodes.
“Kam marre te gjitha pergjegjesite per rezultatin, tani demokratet meritojne nje bilanc te plote dhe reflektim.Sa kam gabuar dhe ku kam gabuar se percaktoj une, por kete se percaktojne as ata qe nuk punuan as nje dite per fitoren e PD. Kete do ta percaktojne demokratet.
Kam vendosur te ngrij te gjitha funksionet e mia si kryetar i PD per te organizuar me fuqi te plote garen per kryetarin e PD sipas parimit nje anetar nje vote.
Une kam projektin tim, do ta vleresojne demoratet ne nje gare te hapur te ndershme dhe te barabarte. Gjeja me e lehte per mua do te ishte te largohesha por e di se cfare ka ndodhur…jo duke ikur por duke luftuar deri ne fund me demokratet dhe per ta”.
Sigal