Basha nis nga Lushnja takimet me qytetarët për “programin qeverisës” të PD-së

474
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur sot nga Lushnja një tur takimesh në mbarë vendin me qytetarët. Ai është takohet me biznesmenë e tregtarë të qytetit dhe fshatit, ndërsa ka deklaruar se me mendimet e tyre dhe të partnerëve të djathtë europianë, opozita do të kompletojë në një kohë të shpejtë atë që e ka cilësuar si programin e qeverisjes që meritojnë shqiptarët. Duke u ndalur tek situata e krijuar në vend, Basha tha se “prej disa muajsh Tirana politike po thur intriga”, ndërsa mohoi “bërjen e pazareve të PD me dyshen Rama-Meta’. “Kam vendosur të nis nje tur takimësh në mbarë Shqipërinë. Prej muajsh keni dëgjuar Tiranën politike të flasë, të premtojë, të thurë intriga, të akuzojë dhe të akuzohet. Aleancistët e 1 prillit vetem sa majmen ne shuma qindra milion eurosh sic u kane dale te palarat nga dokumente ndërkombetare. Ku po shkon Shqipëria? Sot është bërë e ditur se tenderi prej 5 milion dollarësh i OSHE të kërbacit mbi qytetaret i padrejtesise i vetflijimit të Qamil Zelës ia kanë dhënë me një dorë ndërtuarit të Sarajeve te Edi Ramës, Eurocol. 

Kishte oferten me te larte 750 milion lëke më shumë ishte oferta e mikut të Edi Ramës. Lekë gjaku të marra me hir e me pahir nga xhepat tuaj janë dhënë për selinë e re të OSHE. As per shkolla as per rruge as per kompesim te perndjekurish. Sapo u kthyë nga pushinet ne Neë York e mbyllen pazarin sepse per ta pazari dhe pushteti jane njesoj. Kush jane keta qe flasin per mocalirë e zvarranik. Shkoni ne shtrat me ankthin e dites se neserme. Dua t’ju thëm se opozita dhe PD nuk jane ne shitjë dhe pazar. Lulzim Basha e ka aleancen me qytetaret. Kurre pazar me Edi Ramen dhe Ilir Meten. Jemi gati per pastrimin e Tiranes politike nga plehrat e nje prillit. Per të mos shkëmbyer një te keqe më nje keqe me te vogel por per te zgjedhur te miren e perbashket”, tha Basha.

BASHA NIS DEGJESAT ME QYTETARET
Demokratët përveç takimeve me qytetarët, do analizojnë hollësisht në çdo qytet, rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit, në funksion të riorganizmit dhe përgatitjes për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Pas analizës pritet një riorganizim i strukturave të PD-së, me të cilin demokratët kërkojnë gjallëri, efiçiencë dhe shtim të radhëve me të rinj në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, qofshin ato edhe të parakohshme. PD mblodhi kryesinë e saj mbrëmjen e së shtunës për të analizuar zgjedhjet e 21 qershorit në bazë të raportit të përgatitur për rezultatin në zgjedhje. Duke folur për riorganizimin e strukturave, Basha bëri të ditur se PD-ja është e vendosur të arrijë përmirësime në nivel organizativ, duke nxjerrë edhe mësime. Kryeopozitari tha se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, PD do shkojë e fuqizuar edhe me një program që do e nxjerrë vendin nga kriza që e ka futur qeverisja “Rama-Meta”.

“Pas konkluzioneve që janë nxjerrë dhe po nxirren në çdo degë sa u përket rezultateve të 21 qershorit, ku pavarësisht dënimit të merituar të farsës zgjedhore të 21 qershorit nga institucionet ndërkombëtare, PD dhe unë personalisht jemi të vendosur të nxjerrim mësimet tona, me qëllim përmirësimin në nivel organizativ të strukturës nga seksioni në qendër dhe përgatitjen e fuqishme për përballjen e ardhshme politike, zgjedhjet parlamentare në të cilat PD do të shkojë si një parti e fuqizuar në numrin e anëtarëve, ndjekësve, e të rinjve dhe të rejave, grave dhe burrave. Do vijë me një program e ofertë bindëse për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza që e ka zhytur papërgjegjshmëria e Edi Ramës dhe Ilir Metës”, – deklaroi Basha. Grupi i punës i ka dhënë dorën e fundit një raporti të detajuar për rezultatet negative dhe pozitive në çdo qendër votimi, fshatra dhe qytete, të përfshira tashmë në 61 njësi vendore, 15 prej të cilave u fituan nga demokratët. Departamentet, krerët e të cilëve janë edhe anëtarë të kryesisë, kanë punuar për hartimin e programit në fushat respektive, ndërkohë që ai po konsultohet edhe me parti simotra, si CDU e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.
Sigal