Basha nga TK: Opozita në krah të artistëve, përballë kemi një bandë mafioze

446
Sigal

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është bashkuar protestës së artistëve dhe të qytetarëve të cilët kanë dalë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, të cilin Edi Rama dhe Erion Veliaj kërkojnë ta shembin.

Duke folur për media, Basha u shpreh se opozita do të qëndrojë këtu bashkë me artistët e mbështetësit e tyre.

Qëndrimi ynë ai që ka qenë gjithmonë.

Këtu Edi Rama kërkon të pastrojë 200 milionë euro, me arkitektë të dënuar në Itali.

Kjo është një skemë mafioze, që Edi Rama kërkon ti rrëmbejë Shqipërisë Teatrin Kombëtar.

Kjo është një skemë mafioze me anë të të cilës Edi Rama kërkon të pastrojë paratë e kanabisit.

Më në fund para çdo shqiptari po tregohet se ne nuk kemi një qeveri, por një bandë.

Kjo që po përpiqen të bëjnë këtu sot, do të ndodhë në çdo shtëpi shqiptari, siç po ndodh tek Unaza, në Shkozë dhe në çdo vend tjetër në Shqipëri’, tha Basha.