Basha: Nga sot nuk njohim Policinë e Krimit

530
Sigal

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha, duke reaguar kundër përdorimit të gazit helmues ndaj qytetarëve protestues, deklaroi: “Sot Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve që protestuan në paqe. Sot ne nuk kemi më Kuvend dhe nuk kemi më qeveri. Për fat të keq sot nuk kemi as polici, por një bandë. Sonte le t’i çoj këtë mesazh se ne nuk e njohim më jo vetëm Kuvendin, por as Policinë e krimit dhe mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri”.