Basha: Nga Kavaja do të nisë ringritja e Shqipërisë

541
Mbrëmja e së martës nuk ishte fort e qetë për shefin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit, Basha, vendosi të ngrijë postin e kryetarit, duke ia kaluar të gjithë kompetencat dy nënkryetarëve, Edi Paloka dhe Edmond Spaho. Veprimi i tij nuk u prit mirë nga të përjashtuarit nga vet ai. Pati një lumë akuzash kundër tij. Megjithatë, Basha nuk qëndroi në heshtje. Përfundimi i procesit të numërimit të votave për kryetarin e Bashkisë Kavajë dhe marrja e timonit të kësaj bashkie nga kandidati i të djathtëve, bëri që ai të komentonte rezultatin. Basha Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për fitoren e kandidatit të djathtë në Bashkinë e Kavajës Isa Sakja në një postim në rrjetin e tij social Facebook. Basha shkruan, se nga Kavaja heroike e qëndresës, përballjes dhe fitores do të nisë ringritja e Shqipërisë. “Lajm i mrekullueshëm nga Kryeqyteti i Lirisë dhe Demokracisë: Isa Sakja u zgjodh Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës! Urimet e mija më të përziemërta qytetarëve të Kavajës për këtë ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave! Mirënjohje të thellë demokratëve të Kavajës dhe Kryetarit Sakja për këtë fitore ogurbardhë! Nga Kavaja heroike e qëndresës, përballjes dhe fitores do të nisë ringritja e Shqipërisë. Zoti e bekoftë Kavajën e Lirisë dhe Demokracisë”, shkruan Basha.
Sigal