Basha në zonën e plazhit në Durrës: Rëndësi jetike të verifikohet siguria e banesave

416
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga zona e Plazhit në Durrës është solidarizuar me ekipet e kërkim-shpëtimit që vazhdojnë pa pushim punën me stoicizëm, dhe për të dëgjuar e përcjellë shqetësimet e banorëve të goditur nga tragjedia.

‘Takova njerëz të tronditur, të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve. Banorët në zonën e plazhit ku dëmet që pashë ishin të mëdha, kërkuan vëmendje, mbështetje dhe kujdes.

Ka rëndësi jetike mirëorganizimi i burimeve njerëzore në këto momente shumë kritike, për të kontaktuar qytetarët, për të verifikuar sigurinë e banesave dhe për tu ofruar ndihmë.’