Basha në Vorë: Qeveria e fasadave ka lënë të përmbyturit në mëshirë të fatit

430
Sigal

Kryetari i Partisë
Demokratike, Lulzim  Basha pa sot nga
afër situatën e krijuar nga permbytja në banesa dhe biznese në zonën e
Vorës.  Mungesa e investime në kanale
kulluese dhe investimet fasadë janë shkaktarët e kësaj situate, theksuan
fermerët ndërsa bënë të ditur se të gjithë mundin e tyre e mori përmbytja.

Banor: Janë të gjitha
të mbjellme, ja shihi tani dëmet. Ato farat e reja që i kishim vu i ka zhduk
fare, i  ka marrë. Ndërsa këto që janë
fut në tokë, këto i ka mbyt në lluc.

Basha: Kanë dalë jashtë
përdorimit?

Banor: Jashtë
përdorimit, s’merren më ato. Ja shikoje vetë, nuk bëjnë më. Unë jam gati që të
fus  lekë e jo më të marr dëmshpërblim
vetëm që të bëhet ky kanali  kryesor
sepse është e përhershme dhe shpëton një herë e mirë i gjithë fshati. S’ka më
probleme pastaj.

Basha: Problemi është
që qeveria nuk e ka pasur prioritet këtë punë, prioritet ka patur fasadat.
Në  qoftë se në tre vjet e ke mendjen tek
fasadat nuk je në gjendje të ndihmosh njerëzit kur vjen kjo ditë. Kaq e
thjeshtë është. Pastaj të ngelet të bësh shfaqjet në televizor. Unë kam ardhur
edhe t’ju shoh edhe t’ju them meqë këtu 
në këtë bashki i zgjedhuri është i PD-së, bashkia do të bëjë gjithçka
brenda mundësive për t’ju ardhur në ndihmë. Edhe për ti bërë thirrje qeverisë
këtu nga terreni që ti lënë llafet, të lënë propagandën të vijnë në ndihmë të
njerëzve dhe të bizneseve që janë përmbyt e që jeni me duart lartë e më sytë
nga qielli. Ka me dhjetëra me qindra familje që janë përmbyt.

Banor: Ne nuk kemi nga
të shkojmë. Jam vetë i shtati e s’kam ku të firmos më. Jam pa punë pa gja.

Basha: E keni parë
ndonjëherë autostradën më u bë ashtu si lumë?!

Banor: Asnjëherë.

Basha: Pse u bë?! Sepse
e kishin mendjen tek palmat, nuk e kishin mendjen me bë një investim që ti
vinte në ndihmë edhe binzesit, edhe fermerëve, edhe familjeve buzë autostradës.

Zoti Basha vizitoi dhe
disa familje të përmbytura dhe pa nga afër dëmet e shkaktuara. Banorët thanë se
asnjë investim nuk kanë parë në këto tre vjet. Përmbytja u ka shkatërruar
gjithçka.

Basha: A ka ardh me ju
pa njeri?

Banore: Asnjë. Shko
shihe një çik atje kanalin se s’është pastru ndonjëherë. Kam difekt edhe me
dritat, jam duke hudh lekë muaj për muaj. Shihe ujtin, çuni im ka punuar 22
vjet për këtë shtëpi. E kam ble ne 92, s’ka ba asnjeherë vaki kështu.

Banor:   Vetë i shtati  jeton 
këtu.

Basha: A je ku në punë
a jo?

Banor: Jo. Pa punë jam.