Basha në Vlorë: Qytetarët s’blejnë dot ilaçet për të sëmurët rëndë, qeveritarët

734
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga qyteti i Vlorës tha se ajo nuk mund të jetë çiflig i Koço Kokëdhimës dhe Edi Rama. Ata, tha zoti Basha e shohin Vlorën vetëm për përfitim personal ndërsa qytetarët e Vlorës i kanë zhytur në varfëri dhe mjerim. Basha u ndal dhe tek shëndetësia e cila është në ditën e saj më të zezë. Ndërsa po fliste për abuzimet me ilaçet një zonjë nga salla ka marrë fjalën për të treguar se si ajo e kishte të pamundur të kuronte djalin e saj të sëmurë rëndë dhe mjekët refuzonin ta shtronin në spital dhe t’i jenin KEMP. 
“Nuk kanë se çfarë bilanci të prezantojnë Edi Rama dhe Koço Kokëdhima edhe kur guxojnë siç guxuan sot të vijnë e të flasin për spitalin psikiatrik, të gjithë e dimë, filloi të ndërtohej në kohën kur ministrinë e Shëndetësisë e drejtonte kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, dr. Halim Kosova, harron të thotë kryesoren. Programet investigative me kamera të fshehta treguan se si merrej 500 mijë lekë rryshfet për një KEMP. Realiteti është ky por nga ana tjetër 5 milionë dollar i kanë vjedhur nga fondi i kompensimit për insulinën dhe për sëmundjet e rënda. Lekët e të sëmurëve i kanë vjedhur. Deri këtu ka shkuar pashpirtësia”, u shpreh Basha.
Më tej Basha ka ftuar qytetarët e Vlorës të votojnë për Genc Deromemajn dhe për Partinë Demokratike, të ndëshkojnë me votë keqqeverisjen dhe t’i hapin rrugën ofertës së re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve në Vlorë dhe Shqipëri. “Zgjidhja dhe zgjedhja është shumë e thjeshtë. Vota për Genc Deromemaj është vota për të ndalur të keqen që po përparon çdo ditë në familjet tuaja por është po kështu vota për zbatimin e platformës sonë për uljen me 25% të çmimit të energjisë dhe faljen e kamatë-vonesave, uljes së çmimit të naftës, rritjes së konsumit përmes rritjes së fuqisë blerëse, heqjes së TVSH për mallrat e shportës, rritjes së rrogave e pensioneve. Këto janë propozimet tona, kjo është platforma jonë, kjo është oferta jonë”, theksoi Basha.
Sigal