Basha në Vlorë: Prioriteti, heqja e taksave për bizneset që punësojnë te rinjte

436
Kryetari I PD, Lulëzim Basha ka njohur të rinjtë e Vlorës me ofertën e PD-së për t’i kthyer shpresën të rinjve dhe qytetarëve të Vlorës dhe Shqipërisë. Ulja e taksave dhe e çmimeve, që hapin vende pune, rritja e pagave dhe pensioneve është prioritet i kryetarit të opozitës. Papunësia e të rinjve ka arritur në shifra alarmante, rreth 40%. Sipas kreut të të djathtëve heqja e taksave për bizneset që punësojnë të rinj është prioritet i demokratëve.
“Oferta e Partisë Demokratike është ulja e taksave dhe rikthimit tek taksa e sheshtë, në nivelin më konkurrues në Ballkan, është oferta e uljes së çmimit të energjisë me 25% dhe faljes së kamatë-vonesave; është oferta e rritjes së pensioneve, e rritjes së rrogave, është oferta e rikthimit në listën e ndihmës ekonomike të të gjithë familjeve të pamundura që janë goditur e larguar me të padrejtë nga kjo listë, është oferta e destinimit të taksave të shqiptarëve për investime që krijojnë vende pune, jo për investime luksi që vijnë me faturë korrupsioni, siç janë palmat në Tiranë apo Lungomare në Vlorë apo kulla e korrupsionit në Korçë.”, tha Basha.
Mazhoranca që erdhi me premtimin për 300 mijë vende pune, nuk ka hapur asnjë vend të ri, madje ka mbyllur mijëra vende pune me politikat e saj të rritjes së taksave dhe çmimeve të energjisë, naftës etj. Heqja e taksave për bizneset që punësojnë të rinj është prioritet i demokratëve”, – theksoi Basha.
Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kandidati për kryetar të Bashkisë së Vlorës Genc Deromemaj i janë përgjigjur dhe pyetjeve të shumta të të rinjve, si projekti i Lungomares i cili është kthyer në shqetësim për banorët.
Sigal