Basha në Vlorë: Ne kemi kandidat një vlonjat për Vlorën

446
Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet ka zhvilluar sot ne mbremje në Vlorë mitingun përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Krei i PD-se, Lulzim Basha, u shpreh se, “Pjesëmarrja juaj këtu është një paralajmërim i fitores së Vlorës, i pavarësisë së dytë të Vlorës”. Basha tha se përballë janë dy kandidatura. “Njëra e dirigjuar nga Koço Kokëdhima, një njeri që nuk e njeh Vlorën, një turist që maksimumi vjen të shohë, që vjen për të marrë dhe jo për të dhënë për Vlorën dhe vlonjatët, një njeri që nuk ka asnjë lidhje me problemet tuaja. Ndersa ne kemi një vlonjat për Vlorën, një inxhinier, patriot, një njeri të përkushtuar që nuk i ka sytë tek xhepat tuaj”, deklaroi Basha.
Drejtues të forcave të koalicionit të djathtë dhe drejtues vendorë, qe moren fjalen ne miting, kërkuan votën e qytetarëve vlonjatë për kandidatët e APPD-së në gjithë qarkun e Vlorës.
Kandidati i APPD-së për kryetar të Bashkisë së Vlorës, Genc Deromemaj, kërkoi votën e qytetarëve duke iu premtuar se do ta përdorë për të zgjidhur problemet e tyre.
“Jam Genc Deromemaj, njëri prej jush miqtë e mi. Ua kërkoj votën e 21 qershorit me zotimin e burrit se nuk do ta shpërdoroj por do ta përdor për të zgjidhur problemet tuaja”, tha Deromemaj.
Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve vlonjatë për kandidatët e opozitës dhe Partinë Demokratike. Tahiri tha se çamët nuk i përfaqësojnë 2-3 karrige por gjithë Shqipëria.
Ndersa kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se 21 qershori është një ditë e rëndësishme dhe fillimi i një rruge të re. Ai deklaroi se Rama do pushtet absolut, por pushteti absolut pjell vetëm korrupsion
Sigal