Basha në Tropojë: Rama flet për timonin, se makinë s’ka më, ja dogji motorrin

200
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhej sot në Tropojë gjatë fushatës elektorale në një takim me banorët vendas.
Ai kujtoi Tropojën si qyteti i cili vuri i pari gurin e themelit në çadrën e lirisë dhe që do t’i prijë themelimit të Republikës së Re. “Nën logon e partisë së demokracisë të themeluar nga Azem Hajdari dhe Sali Berisha, tani ka ardhur koha të hapim derën e Shqipërisë europiane,” tha Basha.

Kreu i opozitës gjithashtu sulmoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se e ka kthyer fushatën në teatër batutash dhe citianesh.

“Rama premtoi shendetësi dhe taksa të ulëta, 300 mije vende pune, çmim më të ulët karburanti dhe asgjë s’bëri ndaj ka frikë debatin. Për këtë arsye fushatën e ka kthyer në teatër batutash dhe citianesh. Ndaj flet për timonin, sepse makinë s’ka më se ja dogji motorrin,” u shpreh kryedemokrati.