Basha në Shkodër, nderohen viktimat e masakrës së 2 prillit

446
Sigal

Basha ka përkujtuar sot në Shkodër demostratën antikomuniste të 2 Prillit 1991, ndersa ka bërë homazhe tek memoriali i 4 të rënëve. Këtë aktivitet e kanë hapur të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, të cilët kanë folur për aktin e 4 bashkëmoshatarëve të tyre nga 21 deri 38 vjeç, që u vranë 25 vite më parë duke kërkuar demokracinë, aktin e Arben Brocit, Besnik Bishanakut, Besnik Cekës dhe Nazmi Kryeziut.

Një përshëndetje e veçantë erdhi nga FRPD-ja e Vlorës, ku përfaqësuesi i saj tha: “Unë vij si vlonjat sot, me krenari në këtë qytet që qëndron me idealet e katër të rinjve dhe të çdo të riu që sakrifikoi jetën për demokracinë. Arben Broci është shkodran, por po aq ai është vlonjat, gjirokastrit, tiranas, ai është bir i demokracisë. Si ata dikur, ne sot qendrojmë përballë Koço Kokëdhimës, Fatmir Xhafajt, por ne do t’i mundim”