Basha në Shijak: Paratë e subvencioneve dhe investimeve, në xhepat e miqve e klientve të Ramës

403
Sigal

Me paratë që Edi Rama u jep miqve dhe klientëve të tij,  naftëtaret do kishin paga më të larta, fermerët subvencione, do kishte paga dhe pensione më të larta dhe qytetarëve nuk do t’u rritej çmimi i energjisë elektrike.

 

Këtë deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin me drejtues të strukturave të PD në Shijak.

 

Basha: “Ska lek për subvencione për bujqësinë thot. 220 milionë euro që kanë shkuar për shpenzime luksi, ose tendera për shokët, po ti pjesëtojmë me numrin total të fermerëve i bie mesatarisht 500 dollarë për fermer subvencione. Ka parë njëri këtu kokër leku këto tre vjet?! Jo 500 në vit, po kokërr leku?! 120 milionë të tjera ia ka dhënë miqve të vetë për punë publike, fasada, për buzëkuq që s’i hyjnë në punë as dreqit. Ça ndodh?! Mbjell palma në autostradë, autostrada me shiun e parë u kthye në lumë. Shihni faturat e energjisë, ça bënë me ato lekë?! Mos ka bërë linja të reja këtu, mos ka zëvendësuar transformator?!  Ja ta them unë se çfarë bën: 5.4 milionë euro ia ka dhënë Pandi Carapulit.”

 

Zgjidhja për Lulzim Bashën është që paratë që shkojnë sot në xhepat e një grushti miqsh dhe klientësh të Edi Ramës të shkojnë për të përmirësuar jetën e qytetarëve, për të hapur vende pune,  për të subvencionuar fermerët dhe për të investuar në infratsrukturën bujqësore të lënë tërësisht në harresë.

 

Basha tha se Rama ka rritur taksat dhe paratë që mbledh i ka vetëm për veten e tij.

 

Basha: “Zgjidhja është zgjedhja që do të bëjmë ne. Paratë që mund të shkonin për ti falur borxhin shqiptarëve. Ky vendos tua marrë borxhin, 30 mijë lekshin, lakun në fyt çdo familje dhe lekët i bënë rrush e kumbulla, i ndan me Pandi Carapulin. Ja zgjidhja, 220 milionë euro ose shpenzime luksi, ose tendera për shokët. Po të vendoste t’i ndante ndryshe ka para edhe për t’u dhënë fermerëve subvencion, mesatarisht 500 mijë lekë të vjetra në vit, po ti ndash barabar, dhe pastaj ka prapë pare për të rrit pensionet, për të rritur ndihmën sociale apo për të investuar në infrastrukturë bujqësore, në kanale vaditëse apo kullimi, apo në fidanë, fara, plehra kimike të cilësisë së lartë pa akcizë, apo në uljen e çmimit të energjisë, apo në uljen e çmimit të naftës. Gjithë këto janë zgjidhjet, kjo është politika, politika s’janë fjalët. Kur ke pushtetin politika është buxheti, sa taksa mbledh dhe çfarë bën me paratë që mbledh. Ky ka rritur taksat dhe paratë që mbledh i ka vetëm për veten e tij.”