Basha në samitin e PPE: Droga e Shqipërisë shqetësim për evropianët, me Ramën s’ka zgjedhje të lira

393
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Samitin e PPE-së që u mbajt në Maastricht, Holandë. Sipas njoftimit të PD, në këtë Samit një vend të veçantë ka zënë gjendja e jashtëzakonshme e kultivimit dhe trafikut të drogës në Shqipëri. “Ky zhvillim dramatik është kthyer në një shqetësim për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, siç u evidentua edhe në diskutimet e mbajtura në Samitin e PPE-së nga përfaqësues dhe drejtues të institucioneve evropiane”, thotë PD. Në fjalën e tij kryetari i opozitës Basha, duke shprehur shqetësimin se te ardhurat e drogës do të përdoren, siç ndodhi në zgjedhjet e vitit 2015 dhe në ato të Dibrës, për të blerë vota, kërkoi mbështetje për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. “Është e qartë se ajo që Qeveria Rama përpiqet ta mbajë të fshehur, ta mohojë brenda Shqipërisë, tashmë ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë është kthyer në një problem të jashtëzakonshëm ndërkombëtar”, tha Basha.