Basha në RT: Parlamenti, jo i zgjedhur nga populli

486
Sigal

 

Lulzim Basha i tha televizionit Russia Today, se djegia e mandateve ka të bëjë me faktin se sipas tij parlamenti është zgjedhur jo me votat e popullit, por ato të krimit të organizuar që bashkëpunoi me qeverinë.


“Parlamenti ynë nuk është produkt i votës së popullit, por siç është bërë e ditur nga përgjime të prokurorisë të publikuara nga media ndërkombëtare, është produkt i krimit të organizuar që ka bashkëpunuar me qeverinë aktuale”.

Basha ka bërë të ditur se protestat e opozitës do të shtrihen në të gjithë vendin, ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë për një zgjidhje politike. Të mërkurën në Tiranë do të mbërrijë një delegacion i parlamentit europian, i cili do të takojë liderët politike të dy poleve, në përpjekje për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës.