Kreu demokrat Lulzim Basha ka vijuar turin e prezantimit të kandidatëve të Partisë Demokratike për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit. Basha ishte në Rrogozhinë ku prezantoi kandidaturën e Eqerem Deliut, ndërsa e cilësoi 21 Qershorin si ditën kur shqiptarët do të ndëshkojnë me votë keqqeverisjen. “Në 21 qershor jepni gjykimin tuaj për dyshen Rama-Meta. PD nuk tërhiqet, por do forcojë betejat. Në dy vite, asnjë vend pune, përkundrazi u mbyllën”, u shpreh Basha. Sipas tij, kjo mazhorancë tentoi të miratonte një nga ligjet më të këqija, atë të sekuestros së banesave të qytetarëve për shkak të detyrimeve të papaguara ndaj energjisë