Basha në mbledhje grupi: Zgjidhja e vetme, qytetarët në këmbë

413
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta se bashkuan duart në ryshfet për aferën e ÇEZ.
Basha tha se PD nuk do të bashkohet me pazaret e politikës dhe se opozita është në kërkim të dekriminalizimit dhe drejtësisë.
Basha: “Ne mbështesim dhe frymëzojmë reagimin e qytetarëve kundër të keqes. Qytetarët në këmbë është zgjidhja më e mirë, për të mos thënë e vetmja zgjidhje kundër një qeverie të kalbur oligarkiko-mafioze. Për ne si opozitë stabiliteti i ngritur mbi pazaret e krerëve të shumicës për të penguar drejtësinë dhe vijuar avazin e shpërdorimit të pushtetit, vjedhjes dhe abuzimit me pasuritë publike është strabilitetit i të keqes. Stabiliteti i bazuar në ndarjen e zonave të korrupsionit nga Rama dhe Meta është një turp dhe provokacion i rëndë ndaj qytetarëve”.
Sigal