Basha në Lezhë: Të reflektojmë për të ndihmuar njëri-tjetrin

407
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Lezhës për Nënë Terezën. “Kjo është një ditë e veçantë për mbarë kombin shqiptar dhe ne të gjithë krenohemi me Nënë Terezën. Të gjithë mendojmë çdo ditë, pasi jemi në kohë të vështira në të gjithë familjet shqiptare dhe për këtë duhet një reflektim. Forca e Nënë Terezës është e jashtëzakonshme e cila ishte kudo e pranishme duke ndihmuar njerëzit më të vuajtur në mbarë botën. Ajo na ka dhënë një shembull të madh duke ndihmuar çdo kënd”, është shprehur lideri i opozitës. Për Bashën Nënë Tereza duhet të shërbejë si shembull për të gjithë, kryesisht për politikanët. “Ne duhet të bëhemi bashkë për të mirën e këtij vendi, kjo për të flakur të keqen që ka gllabëruar këtë vend”, tha Basha.
Sigal