Basha në Lezhë: Do nxjerrim përgjegjësitë për humbjen e zgjedhjeve!

482
Sigal

Tiranë- Dje në Lezhë me drejtues e mbështetës të PD-së, kreu i kësaj force Politike ka artikuluar qartë se, Partia Demokratike do të analizojë në thellësi rezultatet në zgjedhjet e fundit parlamentare  duke nxjerrë përgjegjësitë. Ndërkohë, ai vijoi akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me atë që e konsideron si mos mbajtje të premtimeve elektorale dhe shembjen e shtetit ligjor. “Pasi harroi shumë shpejt premtimet e tij, qeveria e majtë ka harruar edhe qytetarët, ndaj i duhen shkurtuar ditët”, deklaroi Basha gjatë takimit për 23 -vjetorin e themelimit të PD-së në Lezhë. Sipas kreut demokrat, Rama ka mashtruar shqiptarët dhe është përgjegjësi i vetëm për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. “Shembja e shtetit të së drejtës është e dukshme. U pa edhe sot kur në Lezhë filluan të duken maskat. Policia është nën trysninë e tmerrshme të drejtuesve të saj politikë”, tha deklaroi Basha. Sipas tij, PD do të nxjerrë përgjegjësitë për humbjen në zgjedhjet e 23 Qershorit, ndërsa ka bërë thirrje për bashkimin e të gjithë demokratëve në këtë parti. “Rama duhet t’u kërkojë të falur shqiptarëve që u ktheu kurrizin pas gënjeshtrave elektorale dhe shitblerjes së votës dhe për këtë të dytën nuk do të këtë asnjëherë pajtim, deri sa ato të jenë demokratike dhe sipas standardeve që kërkon Bashkimi Europian”,- pohoi në fjalën e tij kreu i PD-së, Lulzim Basha.