Basha në Kukës: Ekonomia është zhytur në greminë

450
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur këtë të martë në Kukës, për t’u njohur nga afër me problematikat që hasin banorët e këtij qarku.
Fillimisht Basha ka vizituar tregun e qyteit, gjendja e të cilit sipas tij lë për të dëshiruar. “Sot rikthehem pas 10 muajsh në tregun e qytetit dhe gjendja është edhe më e keqe. Ekonomia është zhytur në greminë, me taksat më të larta në Ballkan”, ka deklaruar Basha. Kreu i opozitës ka nënvizuar se, teksa qytetarët varfërohen, “një grup i vogël njerëzish të afërt me qeverinë po pasurohen përditë duke vjedhur”. “Edhe Europa po e kupton keqqeverisjen e kryeministrit, që po e çon vendin drejt mjerimit”, ka thënë më tej Basha.
Sigal