Basha në krah të aktorëve: Rama pasi nuk mori dot FSHF-në i është sulur artistëve

30
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dalë në krah të aktorëve të Teatrit Kombëtar që Edi Rama me anë të ministres së tij të Kulturës, përkthyeses Mirela Kumbaro, sot i ka nxjerrë jashtë ambienteve të punës.
Basha është shprehur në një deklaratë për mediat se Rama pasi nuk kapi dot FSHF-në, tani i është vërsulur aktorëve.
‘Po ashtu kemi diskutuar edhe dy çështje të tjera: Fakti që u përpoqën dhe dështuan të vënë nën kontroll FHSHF , tani iu janë vërsulur artistëve.
Teatri nuk mund të jenë kullat dhe godinat, por teatri është Robert Ndrenika. Ndaj e paralajmëroj Edi Ramën që mbushen 20 vjet që Rama tenton të ndërtojë kullë tek teatri Kombëtar. E paralajmëroj të tërhiqet asnjë veprim nuk mund të kryhet dhe as të vihet në veprim skema korruptive ndërtimi i grataçeilave apo i kullave me stadium pa marrë në shqyrtim çështjet nga artistët. Ata kanë mbështetjen tonë.
Projektligji që po sillet është në duart e qeverisë, ku bordi zgjidhet nga kryeministri.
PD është e vendosur për decentralizimin kompetencave në të gjitha fushat duke përfshirë fushën e artit’, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha në deklaratë për mediat.