Basha në Korçë: Jemi garancia e qeverisjes së të nesërmes

520
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur ditën e sotme në qytetin e Korçës për 25-vjetorin e themelimit të degës të kësaj force politike. Basha tha se PD është garancia për qeverisjes e së nesërmes, duke u shprehur se kjo forcë politike “nuk është një klub veteranësh”. “Vetë PD ka lindur si pasion për liri, interes kombëtar. Korça në vitin 1991 ishte e zymtë, e ftohtë si dhjetori. Ftohtësia kishte ardhur si pasojë e dhunës së diktaturës. Në muajt që rrodhën më pas e shporrëm komunizmin. Ne jemi PD, garancia e qeverisjes nesër. Ne nuk jemi klub veteranësh”, tha Basha. “Në 25 vite PD ka lënë stampën e saj si anëtarësimi në Këshillin e Europës, anëtarësimi në NATO lëvizja e lirë, vendosja e ekonomisë së tregut. Ne e kishim parashikuar dy vjet më parë çdo të prodhonte e ç’prodhoi kjo mazhorancë. 400 mln kanë vjedhur në dogana e tatime 700 milionë të tjerë nga tenderët që përfundojnë në xhepat e Rimës dhe hajdutëve të tjerë.

Në Shqipëri nuk ka shkolla, rrugë, spitale te reja, nuk ka rritje pagash dhe pensionesh, nuk ka rritje të ndihmës ekonomike nuk ka subvencione sepse paratë përfundojnë në xhepat e qeveritarëve. Këta duan të kapin me çdo kusht dhe institucionin e fundit të llogaridhënies votën e lirë”, tha Basha. Kreu i PD ka akuzuar qeverinë Rama se ka dobësuar ekonominë e vendit, duke varfëruar familjet shqiptare. “Mazhoranca e tregoi veten me kapjen e institucioneve. E treguan veten me planin për të zhvatur shqiptarët. Gjendja ekonomike nuk ka nevoje për koment. Thika shqiptarëve ju ka shkuar në palcë. Të vetmit që nuk e shohin janë qeveritarët dhe oligarkët. Shtëpisë sonë i janë vjedhur 1.2 miliardë euro. Sarajet e “kokëdhimave” lartësohen. Nuk ka reforma dhe rezultate, duhet të reagojmë”, tha Basha.

“E testuan në zgjedhjet vendore në Korçë dhe e shtrinë me 21 qershor në gjithë Shqipërinë. Kjo qeveri në dy vjet nuk ka çfarë të tregojë se s’ka asnjë reformë, asnjë arritje ka vetëm 1.2 miliardë dollarë të vjedhur. Ne si opozitë vijmë me reformën më të madhe në këtë vend. Reformën për dekriminalizimin. 1 vit më parë i ulem dhe i detyruam me faktorin ndërkombëtar të nënshkruajmë marrëveshjen. E vonuan një vit. E bushuan e roshuan po se ndalen dot. Ne tani siç u faktua dhe dje Partia Demokratike drejton dhe udhëheq reformën në drejtësi. Ne nuk kemi vetëm denoncimin, ne kemi alternativen kemi platformën tonë. Testi i parë se platforma funksion është Edi Rama, i cili për faktin që nuk merr vesh nga ekonomia nuk di as ta kopjojë e jo më ta zbatojë”, tha Basha.
Pas këtij takimi, Basha do të kremtojë Krishtlindjet në qytetin e Korçës.
Sigal