Basha në Konventën e Demokratëve në SHBA, takon edhe Fleckeinstein

471
Sigal

Me ftesë të Partisë Demokratike amerikane, dhe Institutit Kombëtar Demokratik kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Konventës së Demokratëve në Filadelfia, ku Hillary Clinton pritet të marrë emërimin si kandidatja demokrate për Presidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e para grua në historinë e SHBA-ve.

Lideri i opozitës Basha u takua me drejtues të lartë të Partisë Demokratike amerikane, senatorë dhe kongresmenë të pranishëm në Konventë dhe ne forumet e shumta ku ai është ftuar si mik nderi.Me herët zoti Basha ishte i pranishëm në Forumin e Liderëve Botërorë me ftesë të Institutit Kombëtar Amerikan NDI. Zoti Basha u takua me liderë nga vende të ndryshme të Europës, pjesëmarrës në këtë forum. Kreu i demokrateve u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Popullore Europiane, Antonio López-Istúriz. Sekretari i Përgjithshëm i PPE-së vlerësoi rolin dhe kontributin e zotit Basha dhe Partisë Demokratike në realizimin e amendamenteve kushtetuese bazuar në standardet më të mira europiane. Duke vlerësuar lidershipin e zotit Basha në procesin e hartimit dhe miratimit me konsensus të Reformës në Drejtësi si dhe ligjin e dekriminalizimit, zoti López rikonfirmoi gjithë mbështetjen e PPE-së për Partinë Demokratike në rrugën e saj të rikthimit në pushtet dhe krijimit të alternativës që do tu japë shpresë dhe zhvillim shqiptarëve dhe garantojë ecjen e sigurt drejt integrimit europian.

Në takimin me eurodeputetin Knut Fleckenstein, zoti Basha i shprehu mirënjohjen për kontributin e tij të vyer për Reformën në Drejtësi. Duke vleresuar lart rolin e tij dhe të Eurodeputetit Eduard Kukan në mbështetje të konsensusit zoti Basha u shpreh se ndihma e tyre ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme në kushtet kur ndonëse Reforma në Drejtesi nuk kishte prej fillimit asnjë kundërshti, konsensusi politik kishte armiq të egër të cilët bënë gjithçka për të përjashtuar opozitën.

Zoti Basha u takua edhe me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, znj. Madeleine Albright, kontributi i së cilës është i pazëvendësueshëm për çlirimin e Kosovës si dhe me kryeministrin e Kosovës z.Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli, me ish –presidenten znj. Atifete Jahjaga me eurodeputeten znj. Tanja Fajon si dhe me ministra të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian etj.