Basha në Fier e Roskovec: Vendi ka rënë në greminën e mjerimit

72
Takimi i radhës i kreut të PD, Lulzim Basha ka qenë me tregtarët dhe banorët e Fierit dhe Roskovecit. të cilët e njohën me problemet dhe pasigurinë që ata ndjejnë për të ardhmen. banorët u ankuan për abuzimet me cmimin e energjise apo edhe renine e fuqisë blerëse për shkak të varfërisë.

Banore: Policia më vrau vëllanë. Vajtën i morën patentën vëllait.
Lulzim Basha: Kur?

Banore: Para 20 ditësh ka vëllai që më ka vdekur. Nuk e përballoi dot patentën që e mori policia, piu fotoksinë e iku. Ngrihej në mëngjes në 3 të natës, nga Patosi vinte në Tiranë, mblidhte pasagjerë, vinte prapë. 

Lulzim Basha: Halli i ka bashkuar njerëzit. Vendi po shkon drejt greminës, jo në drejtimin e duhur. Në greminë do të bien të gjithë, të djathtë e të majtë. Kjo është gremina e mjerimit, e varfërisë, e taksave të larta, e çmimeve të larta, kur në fakt u premtua e kundërta. Çfarë dashurie ke për gratë, kur nuk ke hapur asnjë perspektivë, asnjë mundësi për punësimin e tyre apo të burrave të tyre? Kur vetë gratë shkojnë në shtëpi me kokën e ulur dhe me sytë përdhe, sepse shumica prej tyre nuk e dinë si ta mbyllin muajin.

Basha kërkoi votën e banorëve, pasi programi i forcës që ai drejton orientohet drejt uljes së çmimit të energjisë, taksave, rritjes së rrogave dhe pensioneve, pasi sipas Bashës kjo është e vetmja rrugë për ta nxjerrë vendin nga kriza.