Basha në familjen e Artan Cukut: Vettingu në polici nga Xhafaj e Rama, si t’i varësh mëlçitë ujkut

692
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë sot në familjen e komisar Artan Cukut me rastin e 105-vjetorit të krijimit të policisë shqiptare. Ai ka falënderuar burrat dhe gratë e ndershme nën uniformë që përmbushin me përkushtim e sakrificë detyrën e tyre por tha se sot policia ndodhet në një moment tragjik e tradhtuar nga drejtuesit politikë.
I pyetur për vettingun në polici të paralajmëruar nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, Basha tha se të bësh vetting me Xhafën e Ramën është si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë. Nuk kanë munguar akuzat nga ish-ministrit Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë Haki Çako.
“Dua të jap një mesazh për të gjithë punonjësit e policisë për sakrificën, përkushtimin, trimërinë dhe kurajën me të cilën përmbushin detyrën e tyre. Policia ndodhet në një moment tragjik e tradhtuar nga drejtuesit politik. Nëse më parë policët ndodheshin në ballë të luftës sot kriminalët ndodhen në kupolën e policisë. Shqipëria është në këtë gjendje sepse Policia e Shtetit është dorëzuar nga politika, pushteti i korruptuar krimit dhe veprimtarisë kriminale. Shërbimi më i madh ndaj burrave dhe grave nën uniformë të bashkohemi në një aleancë vlerash të shporrim krimin në pushtet. I bëj thirrje çdo burri dhe gruaje nën uniformë të gjejë forcën.

Korrupsioni në polici nuk nisi nga policët por nga koka. Vettingu nga Xhafa apo Edi Rama është si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë”, deklaroi Basha.
Sigal