Basha në Durrës: Protesta e 22 nëntorit, ekonomike, jo politike

392
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vazhdon turin në rrethe, duke bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestsë së 22 nëntorit thirrur nga opozita në Tiranë. Basha ishte në Durrës ku u njoh me shqetësimet e banorëve.
 
Jeta jonë këtu është skandal fare”, thotë një banor.  “Punë jo, taksat të larta, çmimi i energjisë ngrihet kurse ne s’kemi lekë të hamë bukë sot”, tha një qytetar.
 
 “Ç’të bëj unë me këto tani? Të marr bukë, drita, ujë apo…?!”, ka thënë një tjetër qytetar.
 Lideri demokrat u tha banorëve se situata ekonomike është përkeqësuar për familjet shqiptare. Sipas tij përveç rritjes së taksave dhe pasigurisë juridike qeveria ka krijuar dhunë dhe arbitraritet.
 
“Nuk ka asnjë arsye tjetër që ekonomia shqiptare të jetë në këtë gjendje përveç rritjes së taksave dhe pasigurisë juridike që ka krijuar me dhunën dhe arbitraritetin e saj. Tani do i rrisë prapë. Çdo kryefamiljari i kërkohet të paguajë  670 mijë lekë në vit më shumë taksa, ndaj protesta e 22 nëntorit ndryshe nga çdo protestë tjetër nuk është protestë politike, është protestë ekonomike”, deklaroi Basha.