Basha në Bruksel, takim me kreun e ri të Parlamentit Evropian, i deklarohet mbështetja për integrimin e vendit

492
Ashtu siç edhe e kishte njoftuar, pas vizitës në SHBA, ku mori pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump, krye demokrati Lulzim Basha është ndalur në Bruksel, ku po zhvillon disa takime të rëndësishme. Basha është takuar këtë mbrëmje me Presidentin e ri të Parlamentit Evropian, Antonio Tajanin. Sipas tij, Tajani i ka dhënë një ndihmë të madhe Shqipërisë dhe do vazhdojë ta mbështesë vendin tonë. Sipas Bashës, “Në Asamblenë Politike të EPP-së në Bruksel, mirëpritëm dhe përgëzuam Presidentin e ri të Parlamentit Evropian Antonio Tajani, i cili u zgjodh me propozim të grupit të EPP-së në Parlamentit Evropian. Presidenti Tajani i ka dhënë një ndihmë të madhe Shqipërisë si Zëvendës President dhe Komisioner i Komisionit Evropian. Ai më shprehu përkushtimin e tij për ta mbështetur Shqipërinë edhe nga kjo detyrë e re”, ka thënë Basha.
Sigal