Basha në Bilisht: Në 21 qershor t’i japim një mësim dyshes Rama-Meta

495
BILISHT – Kreu i PD Lulzim Basha prezantoi në Bilisht kandidatin Bledjon Nallbati. Nga Bilishti Basha u shpreh se në 21 qershor do t’i japim mësimin e merituar dyshes Rama-Meta.
Sipas tij oligarkët mazhoritarë nuk e shohin realitetin, Shqipërinë e taksave, karburanteve të larta, subvencioneve zero. Pikërisht për këtë qytetarët po kërkojnë ndryshim të kursit të vërshimeve drejt humnerës.
“Shqiptarët po jetojnë si turistë në qytetet e botës. Eksodit të shqiptarëve i ka paraprirë eksodi i kapitalit të bizneseve që po mbyllin qepenat çdo ditë.”, u shpreh kreu i të djathtëve.
Basha u ka thënë qytetarëve të Bilishit se në 21 qershor duhet të zgjidhni për ti hequr lakun i është vënë në fyt popullit, t’i vini fre marrëzisë dhe çmendurisë së kësaj qeverie.
Fjala e plotë e Bashës në Bilisht
Sot nuk është ditë mitingu proteste, por takim paraprak për prezantimin e kandidatit. Ju keni mbushur këtë shesh në një mënyre plebishitare, referendare siç është bërë në çdo qytet. Kjo kujton ditët kur u ndamë nga regjimi i tollonave e i arratisë. Jemi mbledhur jo vetëm nga dëshira për të mbështetur kandidatin, por sepse kemi një padurim për t’u shprehur me votën tonë. Do t’i japim në 21 qershor mësimin e merituar dyshes Rama-Meta. Oligarkët nuk e kanë kuptuar këtë vërshim. Ata nuk duan ta shohin realitetin. Shqipërinë e taksave karburanteve të larta të zero subvencioneve. Qytetarët kërkojnë ndryshimin e kursit të vërshimeve te humnerës. Ata jetojnë si turistë në qytetet e ndryshme te botes. Rama shëtit duke mos e vrarë mendjen se ngjitur tij ka qytetarë në kampe që kanë humbur gjithçka edhe duke humbur shpresën e një jete më të mirë. Na thotë se medemek reformat e tij po kapin rezultate. Heshtja në këtë shesh tregon se këto janë mashtrime. Papunësia është rritur me 7%. Eksodit të shqiptareve i ka paraprire eksodi i kapitalit bizneseve që mbyllin qepenat. Taksat që ne i paguajmë më shumë përfundojnë në lukse. Iu themi atyre nuk janë pallavrat është ekonomia të cilin e keni futur në krize ajo që ju kërkoni votat. Si do kërkojnë votat në 21 qershor miratoni gënjeshtrat tona. 21 qershori është dita kur do miratoni ose politiken e lakut në fyt ose do ia hiqni lakun popullit nga fyti. Vërini fre marrëzisë, çmendurisë së qeverisë.
Sigal