Basha: Në 21 qershor do t’i japin atë që meriton kësaj qeverie

472
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ëshët shprehur i bindur se qytetarët në 21 qershor do t’i japin atë që meriton kësaj qeverie. Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Basha tha se vota është instrumenti më i mirë për të ndryshuar vendin. Sipas tij qeveria ka bërë çfarë ka dashur në këto dy vite me qytetarët. 
“Ka një dëshirë të madhe, padurim të qytetarëve për të votuar. Rrallë herë ka ndodhur në këto 24 vite që fushatat të kulmojnë pa nisur. Prezantimet e kandidatëve të PD-së janë shëndrruar në një manifestim popullor të shpresës. Pse ky padurim, pse ky plebishit në qiell të hapur? Pse ky bashkim me opozitën? E përgjigjia është se iu ka ardhur aty ku nuk mban më, laku në fyt e thika deri në palcë. Qytetarët duan shpresë për të dalë nga kjo situatë. Gjatë dy viteve qeveria ka bërë çfarë ka dashur me qytetarët. Kanë dhunuar njerëzit. Kjo është një hitori e dhimbshme, por kjo nuk mund të vazhdojë. Në 21 qershor e kanë radhën qytetarët. Vota është intrumenti i tyre për të ndryshuarr vendin, njerëzit mezi pop resin për të marrë hakun ndaj kësaj qeveria që bërri shqiptarët të marrin rrugët. Është dita e gjykimit të madh 21 qershorit”, deklaroi Basha. 

Kreu i demokratëve tha se oferta e PD-së është punë, zhvillim dhe dinjitet. Sipas Bashës Partia Demokratike do ofrojë uljen e çmimit të energjisë, uljen e taksave etj.
“Qytetarët nuk mund ta bekojnë me votë këtë pushtet po do ta hedhin pas si një aksident. T’i ndalim! Kjo është thirrja e shqiptarëve. Punë, zhvillim dhe dinjitet, kjo është oferta jonë. Edhe socialistët ata që nuk janë pjesë e panairit të krimit janë bërë pjesë me ne. E vërteta e mbështetur me fakte nuk mund të mos jetë përbashkuese. Ky padurim është momenti i një përgjegjësi të shumëfishtë, do drejtojmë me besnikëri shpresën. Oferta jonë është ulje e çmimit të energjisë, uljen e taksave, oferta për punë dhe dinjitet. Takimet e tyre janë inskenime, funarale”, theksoi Basha
Ai e cilësoi si fitore të opozitës tërheqjen e qeverisë për projekt ligjin për energjinë që parashikonte sekuestron e banesës për debitorët. Megjithatë Basha paralajmëroi se kjo mund të jetë dhe një taktikë elektorale. Sa i përket procesit të dekriminalizimit Basha tha se dyshja Rama-Meta po e pengojnë. Kryedemokrati tha se nga rradhët e mazhorancës ka trafikantë droge e njerëz që janë marrë me prostitucion si kandidatë për zgjedhjet locale të 21 qershorit. 
Sigal