Basha ndihmës-sekretarin amerikan Yee: Rama-Meta kanë gati skemën e vjedhjes së votave

441
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Yee, i cili shoqërohej nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, z. Donald Lu.
Basha shprehu shqetësim për mungesën e vullnetit të mazhorancës për të miratuar aktet ligjore që do të ndalonin personat me precedentë kriminalë të garonin në zgjedhjet e 21 qershorit dhe të promovoheshin ne administratën publike.
Ai ka ritheksuar se për Partinë Demokratike është më e rëndësishme pastërtia e figurës së kandidatit sesa kalkulimet elektorale, gjë që u vlerësua si një standard i lartë, vendosur nga Partia Demokratike.
“Me gjithë angazhimin e Partisë Demokratike ka mungesë vullneti nga ana e mazhorancës, për të realizuar procesin e dekriminalizimit e cila vazhdon të promovojë persona me precedentë kriminalë të cilët janë sot pjese e garës për kryetarë bashkie”, tha Basha.
Basha theksoi se dyshja Rama-Meta ka nisur të ngrejë skemën e blerjes së votave, duke u bërë presion të hapur drejtorëve te administratës publike, për të blerë votat përmes falsifikimit të kartave të identitetit e shtimit të votuesve në zona të ndryshme të vendit, fakte të cilat janë bërë publike dhe çuar para drejtësisë, konkretisht në Durrës dhe në Kavajë.
Kryetari i PD-së shprehu shqetësimin edhe për dhunën e ushtruar ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike gjatë tubimeve elektorale
Sigal