Basha nderon me “Mirënjohja e qytetit të Tiranës”, ish – sekretarin e Mbrojtjes, Donald Rumsfeld

466
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka nderuar me titullin  “Mirënjohja e Tiranës”, ish – Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Donald  Rumsfeld: “Me mirënjohje për kontributin e tij të shquar, në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe SHBA. Ky titull është një tregues i mirënjohjes për rolin e tij të veçantë në anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e  Atlantikut të Veriut dhe një demonstrim i respektit të thellë që i akordon qyteti i Tiranës për vitet e tij të shërbimit në SHBA dhe mbarë botën.

“I nderuar z.sekretar Donald Rumsfeld!

Për mua është nder dhe kënaqësi e veçantë, që në emër të qytetit të Tiranës, t’ ju uroj edhe njëherë mirëseardhjen në këtë qytet. Kthimi juaj në Tiranë është pa dyshim një lajm shumë i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët që vlerësojnë miqësinë tuaj, të demonstruar me vepra dhe me punë, për të arritur një ndër destinacionet më të rëndësishme të vendit tonë, anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e  Atlantikut të Veriut në NATO. Në këtë stacion të rëndësishëm, ne arritëm për shkak të reformave dhe punës sonë, por vetëm përmes mbështetjes së gjithanshme të SHBA dhe në veçanti Presidentit George W. Bush dhe tuajën personale, në kapacitetin e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-ve. Jeta juaj është një burim frymëzimi për të gjithë personat në shërbim publik por po kështu është një burim frymëzimi për çdo të ri dhe të re, në duart e së cilit do të vijë ky libër. Ju i përkisni një brezi të cilët mbajtën premtimin e një bote të lirë nga frika dhe terrori përballë shumë kërcënimeve, kërcënimeve të nazizmit, të totalitarizmit komunist dhe të pasigurisë globale që synoi të krijonte terrorizmi në botën e pas Luftës së Ftohtë. Sfida të reja presin breza të rinj por nuk ka frymëzim më të madh se sa të mësosh nga virtyti, vlera, pasioni dhe forca me të cilën ju personalisht si përfaqësues i gjeneratës tuaj, kryet misionin tuaj historik në raport me lirinë e njeriut, si vlera themelore për përparimin e çdo shoqërie. Ndaj me këtë rast, në emër të qytetarëve të Tiranës, më lejoni t’ju dorëzoj mirënjohjen e qytetit të Tiranës.

Basha: Të ecim përpara, në rrugën e sigurt të ndërtimit të Tiranës moderne dhe europiane!”

Pas 15 vjetësh, Rruga e Dibrës, një nga arteriet kryesore të Tiranës rindërtohet tërësisht. Kryebashkiaku i Tiranës, ndër të tjera, tha: “Ne jemi njerëzit e punës dhe jo të fjalëve, jemi njerëzit e përgjegjësisë e jo të justifikimeve. Ne jemi njerëzit që i trajtojmë qytetarët të barabartë dhe nuk i diskriminojmë ata, ndaj më 23 Qershor qytetarët e kësaj zone, gjithë qytetarët e Tiranës do të kenë përsëri mundësinë që me votën e tyre të konsolidojnë këtë model zhvillimi, i cili po funksionon dhe do të vazhdojë të funksionojë për çdo qytetar të Tiranës.