Basha: “Nderojmë kontributin e të përndjekurve politikë!”

498
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës vazhdon inaugurimet e rrugëve të kryeqytetit, duke dëshmuar ndërtimin e infrastrukturës  bashkëkohore

Kryebashkiaku Lulzim Basha dhe ministri i Kulturës Visar Zhiti zhvilluan një takim me përfaqësues të ish – të përndjekurve politikë.  Kryebashkiaku Basha, duke u përulur me nderim të thellë para kontributit të kësaj shtrese, deklaroi se gjithçka që qeveria, shoqëria mund të bëjë për ta, është e pamjaftueshme, për të shprehur vlerësim për rolin dhe qëndresën e tyre deri në flijim. Qëndresa sublime e kësaj shtrese, PD-ja dhe kryeministri Sali Berisha bëri të mundur realizimin e ëndrrave të shqiptarëve, zhvillimin e vendit, anëtarësimin në NATO, heqjen e vizave dhe së shpejti marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, ndër të tjera, tha: “Nuk ka, nuk do të kishte dhe nuk mund të ketë PD, pa ju, historinë dhe kontributin tuaj. Në këto 23 vite, më shpejt se çdo komb tjetër që iu nënshtrua diktaturës së egër komuniste, Shqipëria lëvizi për ta lënë pas atë trashëgimi. Në çdo etapë të suksesshme të kësaj rruge, në themel të saj qëndroi aksioni politik i PD, i Kryeministrit Berisha dhe i juaji, si bërthama dhe shtresa qendrore e kësaj force politike”.

Basha: “Deri në 30 shtator, përfundon procesi i legalizimit në Tiranë, veprat mbeten, fjalët i merr era dhe kur shkruhen në copa letrash”

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikualifikimin urban të bllokut 53, në Njësinë Bashkiake nr.9, me sipërfaqe prej 4.5 ha. Në këtë bllok janë ndërtuar të gjithë rrugët përbërëse të tij, si rruga “Shahin Matraku”, “Petrit Caslli”, “Reshat Konç”, “Ndrec Ndue Gjoka” dhe  rruga “Visha”. Me një investim prej 18 milionë lekësh është ndërtuar ujësjellësi, kanalizimet e ujërave të bardha, është përmirësuar sistemi i kanalizimeve të ujërave të zeza, duke bërë të gjithë lidhjet e banesave. Janë vendosur shtylla elektrike për ndriçimin rrugor, janë zhvendosur 25 shtylla të cilat ndodheshin në mes të rrugëve. Kryebashkiaku Basha e ka konsideruar këtë investim i cili shtrihet në një bllok të ri banimi, si vepër e përkushtimit ndaj qytetarëve.  “Përkushtimi ndaj qytetarëve nuk tregohet me fjalë por tregohet me vepra. Jam shumë i kënaqur që sot ndodhemi në inaugurimin e përfundimit të  punimeve për një bllok prej 4.5 ha që u shërben 4 mijë banorëve të një zone të ndërtuar vitet e fundit, të lënë tërësisht në harresë dhe pa asnjë investim për më shumë se 15 vjet. Kjo është natyrisht një provë e qartë e përkushtimit tonë, për të shtrirë investimet në çdo cep të qytetit të Tiranës”,- u shpreh z. Basha. Kreu i Bashkisë Lulzim Basha ka garantuar banorët, se brenda datës 30 shtator do të mbyllet edhe procesi i legalizimit, proces në të cilin ka marrë së fundmi përgjegjësitë e saj edhe Bashkia. “Dua të garantoj banorët e kësaj zone, që ashtu siç flasim sot me vepra dhe me fjalë dhe nxjerrim harresën dhe përbuzjen për infrastrukturën që ata gëzojnë sot, po kështu ne do të flasim me vepra e jo me fjalë dhe brenda datës 30 shtator në këtë lagje të Tiranës dhe kudo në Tiranë do të mbyllim procesin e legalizimit, duke sjellë tapitë në shtëpitë e qytetarëve. Nuk ka vend për komentet të tepërta, qytetarët kanë kohë që nuk e hanë më sapunin për djathë, veprat flasin, fjalët i merr era edhe kur i shkruajnë  në copa letrash” – deklaroi z. Basha.

Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Viktor Hygo”, në Njësinë Bashkiake nr.7

Bashkia  e Tiranës ka përfunduar  rikonstruksionin e plotë të rrugës “Viktor Hygo”, në Njësinë Bashkiake nr.7. Është ndërtuar sistemi i kanalizimeve të ujërave të bardha  dhe të zeza , trotuare, ndriçimi rrugor, gjelbërimi dhe sinjalistika horizontale e vertikale. Kryebashkiaku Basha u ka premtuar qytetarëve, se brenda pak muajsh nis rikualifikimi urban i gjithë bllokut. “Investimet janë shtrirë dhe do të vazhdojnë të shtrihen kudo ku ka nevojë qyteti, kudo ku kanë nevojë qytetarët dhe provë e qartë është investimi që ne bëmë në këtë rrugë mu në zemër të Tiranës, por të lënë tërësisht pas dore prej dekada. Siguroj këta banorë, se investimi që është përfunduar sot është vetëm fillimi i rehabilitimit total të bllokut që nis brenda pak muajsh, me buxhetin e vitit 2013”.

Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Hajdar Hidi”, në Njësinë nr.10 

Një tjetër rrugë e rindërtuar i është shtuar kryeqytetit. Me një investim prej 10.3 milionë lekësh ka përfunduar rruga “Hajdar Hidi”  e cila ndodhet në qendër të Tiranës dhe lidh rrugën “Myslym Shyri”  me rrugën e  “Kavajës”. Në këtë rrugë që shtrihet në njësinë bashkiake numër 10 është ndërtuar sistemi i kanalizimeve të ujësjellësit,  ujërave të bardha etj. Kreu i Bashkisë Lulzim Basha e ka konsideruar këtë, si një tjetër premtim të mbajtur dhe gur prove për punët e tjera që e presin Bashkinë. “Përfundimi i rrugës “Hajdar Hidi” në qendër të Tiranës, nga njëra anë na jep një kënaqësi të thellë sikundër gjithë banorëve, nga ana tjetër na kujton se sa punë të mëdha dhe të vështira ka ky qytet, për shkak të një harrese që shtrihet nga këtu, zemra e Tiranës e deri në periferitë e skajshme të qytetit, ndaj le të mbetet një premtim i mbajtur, por edhe një gur prove për punët e tjera që kemi nisur t’i realizojmë në këtë lagje dhe në të gjithë lagjet e Tiranës”, – deklaroi z. Basha.

QYTETARËT E TIRANËS, SHPREHEN PËR PUNËN E KRYEBASHKIAKUT LULZIM BASHA

Sokol Mullai: Çdo ditë që hap FB, më dalin para syve lajme dhe foto nga rehabilitime rrugësh dhe ndryshim i plotë i infrastrukturës së kryeqytetit. Një punë kolosale po bëhet dhe është duke u bërë në Tiranë. Respekte stafit të Bashkisë së Tiranës me në krye Bashën si edhe falënderim për të gjithë njerëzit që japin kontributin e tyre direkt apo indirekt në nderimin e Tiranës sonë të dashur!

Mishela Nallbani: Bravo, kështu inaugurimesh dhe punime projektesh të shohim përditë. Ju zoti Basha jeni  figurë që i keni munguar prej kohësh Tiranës dhe që avash- avash po e shndërron në një qytet të zhvilluar dhe me pamjen që meriton.

Riza Krasniqi:  Ky është Lulzim Basha që s’di të ndalet në ndërtimin e infrastrukturës për Tiranën, për tiranasit, që çdo ditë të shohin dhe t’i prekin veprat e punës, me të cilat Tirana çdo ditë po merr pamje të një qyteti të zhvilluar.

Rexhep Ndreu:  Meriton më shumë se një qytetar i parë për Shqipërinë për kulturën dhe sjelljen për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrjen… për të ndryshuar jetën e qytetarëve të këtij vendi. Suksese Lulzim Bashës.

Kristi Sejdia: Tiranës po i rikthehen ngjyrat dhe respekti. Mjaft më me Tiranën e disave. Tirana nuk është më vetëm e tironcave, por e të gjithë qytetarëve, që e duan dhe punojnë çdo ditë për të mirën e këtij qyteti. Ku ishte Rama, ku ndërtonin njerëzit vila poshtë shinave të trenit, duke rrezikuar  çdo ditë jetën…. Legalizimet janë bërë 70 %. Në shtator mbaron krejt procesi, sepse Basha nuk e mbajti larg Bashkisë procesin më të rëndësishëm për Tiranën.