Basha: Ndaluam përpjekjen e Ramës për kapjen e drejtësisë

423
Pas miratimit të reformës në drejtësi, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ndodhej në sallën e Kuvendit gjatë votimit, ka deklaruar se kjo është një fitore për të gjithë shqiptarët.
“Ky është nje ogur i mirë për të gjithë shqiptarët, i arritur jo sipas kufijve të vendosur pa të drejtë nga politika. Kjo është një betejë që duhej t’i kishte bashkuar shqiptarët 1 vit e gjysmë më parë, – tha Basha jashtë Parlamentit. – Edhe ditën e fundit të mbylljes në proces, kjo mazhorancë nuk e donte opozitën për të damkosur këte proces që u kthye në një betejë politike. Ata bënë gjithçka per t’i ikur konsensusit. Kjo është fitorja e gjithë shqiptarëve. Jam kenar që isha pjesë e kësaj fitoreje, – shtoi kreu i PD-së.
“Edhe ditën e përmbylljes me sukses të reformës, ata që nuk e duan dhe nuk e deshën opozitën, që bënë gjithçka për t’i ikur, që bënë gjithçka për damkosjen e procesit që u verbuan nga konstatimi i kancelares Merkel, i autoriteteve më të larta evropiane dhe auratlantike për një reformës të standardin euro-amerikan. Opozita luajti një rol qëndror kundër përpjekjes së rrezikshme të Edi Ramës për kapjen e sistemit të drejtësisë, për nënshtrimin e këtij pushtetit”, – vijoi Basha. Më tej ai theksoi se beteja e ardhshme për Partinë Demokratike do të jenë zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Sigal