Basha: Meta të thërrasë Kuvendin, të enjten të votohet drafti për hetimin e “CEZ”

419
Kryetari i PD-së i bën thirrje kryetarit të Kuvendit Ilir Meta të thërrasë sot konferencën e kryetarëve dhe të enjten të përfshijë në rend të ditës dhe të votojë draftin që dorëzoi sot PD për hetimin ndërkombëtar të çështjes së ÇEZ
I pyetur nga gazetarët pse kërkon dorëheqjen e Metës dhe jo të Ramës Basha u përgjigj: Nuk kam kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës si kryetar i Kuvendit. Kam kërkuar dhe kërkoj dorëheqjen për akuzat që janë bërë në kohën kur ishte zv. Ministër i Jashtëm si personi që qëndron prapa kompanisë DIA dhe këto akuza si kam bërë unë por avokatët e qeverisë”
Deklaratat u bënë pas takimit që kryetari I PD-së zhvilloi në selinë blu me ambasadorin amerikan. Për këtë takim Basha tha se ndërkombëtarët i kanë dhënë mbështetjen nismës së PD-së për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“PD nuk bën pazar dhe kompromis për dekriminalizimin. Do t’i shkojmë deri në fund luftës antikorrupsion e dekriminalizimit” tha Basha duke shtuar se me ambasadorin ishte diskutuar edhe për reformën në drejtësi.
Ambasadori i SHBA, Donald Lu takon Bashën dhe Majkon
Ambasadori i SHBA Donald Lu ka takuar kreun opozitës Lulzim Basha në selinë e PD. Ky është takimi i dytë i diplomatit amerikan me kreun e PD në një periudhë të shkurtë kohore.
Takimi vjen në të njëjtën kohë kur PD ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për hetim ndërkombëtar të CEZ.
Ndërkohë më heret para se ti drejtohej selisë së PD, Lu zhvilloi një takim edhe me deputetin e PS, Pandeli Majko në kryesinë e Kuvendit.
Sigal