Basha mesazh të fortë Ramës nga çadra e protestës: Thirri mendjes, ndryshe…

526
Kryedemokrati Lulzim Basha nga tenda e protestës para kryeministrisë lëshoi një mesazh të ri politik, me anë të së cilit tha se do pranonte zero negociata për të lëvizur nga qëndrimi i tij fillestar. Sipas tij, Rama duhet t’ja lërë vendin një qeverie teknike, me qëllim që të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme.
“Shqiptarët e kanë marrë vendimin dhe ne këtu jemi prova e gjallë që e kanë marrë vendimin. Ne nuk jemi këtu për t’ju lutur askujt, koha po vjen për tu lutur ata, po bëjnë mirë t’i thërrasin mendjes, që të mos jetë vonë”,- tha ai.
Duke mos pranuar asnjë negociatë, kreu i PD-së tha se, demokratëve iu duhen plotësuar kushtet, përndryshe populli do dalë sërish në shesh dhe do bëhet i pandalshëm, sipas tij.
“Negociata zero, t’i thërrasin mendjes, të mos i bëjnë hesapet gabim përndryshe sheshi do mbushet dy herë më shumë dhe atë valë popullore nuk e ndal më askush”,- tha Basha.
“Qeveria që do marrë në dorë dhe do kujdeset për fatin e çdo qytetari do jetë qeveria që do burojnë nga zgjedhjet e lira, që do fitojmë këtu në këtë shesh”,- shtoi ai.
Sigal