Basha mesazh ndërkombëtarëve: S’jemi popull i dhunës, por mos më kërkoni kurrë që…

401
Sigal

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka nisur fjalën e tij para protestuesve të mbledhur para Kuvendit, me një mesazh të fortë për ndërkombëtarët, SHBA dhe BE.

Sytë e Evropës dhe të botës demokratike dhe demokracisë më të madhe të botës, SHBA janë te ky sheh dhe nga ky sheh ju them ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që keni për popujt tuaj, Basha do të jetë në krahun tuaj në këtë betejë se besoj te demokracia evropiane, te demokracia amerikane, tek zgjedhjet e lira e të ndershme, te shteti i së drejtës që con kriminelët dhe të korruptuarit para burgut, besoj te balancimi i pushteteve, te liria, demokracia dhe mundësi për çdo shqiptar dhe e di që njësoj si unë qytetari Lulzim Basha besojnë të gjithë qytetarët e ndershëm të Shqipërisë, u them atyre këtë mesazh të parë, ne nuk jemi popull i dhunës, por i lirisë, demokracisë”- tha Basha.

Me tej Basha theksoi prere: Mos më kërkoni kurrë të pranojë për popullin tim atë që nuk do të pranonit kurrë për popullin tuaj, nuk do të pranojë kurrë që kushtetuta të kthehet në letër higjienike nga një kriminel që përfaqëson më të zezat.

Unë besoj te liria te demokracia te mund3sa për çdo shqiptar. Unë e di se si unë, qytetari Lulzim Basha besojnë të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Ndaj dua që këtë mesazh të parë t’jua them miqve tanë, ne nuk jemi popull i dhunës por i lirisë i demokracisë. Ne jemi e ardhmja e vendit, por nuk do të pranojmë kurrë më një Kryeministër bandit që u kap duke vjedhur votat në flagrancë. U kap në flagrancë duke vjedhur dhjetëra qindra miliona nga xhepi i qytetarëve.

Për Edi Ramën tërheqja është vetëm fillimi ai do shkojë para drejtësisë. I bëj thirrje policisë së shëtit të mos lejojë daljen jashtë kufijve të Shqipërisë për të pandehurin Edi Rama. Zbatimi i ligjit është detyrë e shtetit kur sh5teti nuk e zbaton duhet ta zbatojë sovrani. Këtu jemi bashkuar me njerëzit e lirë të këtij vendi. Dua t’ju them miqve të mi, atyre që nuk e dinë akoma se këtu nuk ka parlament, nuk ka drejtësi se ai që ju del përpara si Kryeministër është Maduro i Ballkanit.

Por kjo nuk është Venezuel. I them miqve të mi të më kërkojnë çfarë të duan unë si kreu i opozitës do ta bëj, por mos më kërkoni të pranoj atë që ju nuk do e pranonit kurrë për popullin tuaj. Nuk do pranoj që kushtetuta të kthehet në letër higjenike.

Nuk do pranoj zgjedhje të blera me ndihmën e krimit të organizuar. Kur nuk do ta pranoja më narko-shtetin. Ne jemi njerëzit e demokracisë, jemi njerëz të vlerave dhe jam i bindur që shumica prej nesh jemi dhe njerëz të besimit në Zot.

Në zemrat tona, që nga e shtuna nuk ka vend më për frikë veç frikës ndaj perëndisë. Zemrat tona janë mbushur me kurajo”, tha Basha.