Basha mesazh Markut nga Vlora: Je shërbëtore e Ramës, duhet të kishe shkuar me pranga në Kuvend

503
Sigal

Ndërkohë që Kryeprokurja e Përkohshme e Përgjithsme, Arta Marku po prezanton reportin e organit që ajo drejton, Basha nga mbledhja e përbashkët e opozitës në Vlorë ka një mesazh për Markun.

Basha ka theksuar se ajo është shërbëtore e Ramës dhe jo e Prokurorisë dhe Republikës së Shqipërisë.

“Arta Marku është shërbëtore e Ramës dhe jo prokurore e republikës. Prania e kryeprokurores kukull e Ramës në kuvend është certifikata e vjedhjes, nëse do të kishte shkuar me pranga dhe tërhiqte zvarrë një duzinë hajdutësh dhe politikanësh të lidhur me krimin në atë sallë që bashkë me pjesën tjetër të rilindësve dele që po bëhen gati për aktin e vjedhje”, shprehet Basha.