Basha mes banorëve të ‘Unazës së Re’: S’ka Shqipëri europiane pa çuar Ramën para drejtësisë

426
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte i pranishëm sot në protestën e organizuar nga banorët e Unazës së Re, kundër prishjes së shtëpive të tyre në këtë zonë.

Basha në fjalën e tij deklaroi se pa dërguar në burg Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij, nuk mund të ketë Shqipëri europiane

“Opozita e bashkuar sot qëndron në krah të baballarëve, për një Shqipëri europiane dhe jo Shqipëri vend kriminelësh e hajdutësh. Ne luftojmë për Kushtetutë dhe ligj. Pa u çuar para drejtësisë Rama dhe bashkëpunëtorët e tij nuk mund të ketë Shqipëri europiane. Beteja jonë është për një Shqipëri ku politikanët të dënohen si qytetarët e thjeshtë. Unë kam respekt për çdo gazetar, por ka pronarë mediash të korruptuar”, tha Basha.

“Prokuroria është e kapur dhe ka kamikazë politikë në gjykata dhe në Prokurori. Prandaj Rama nuk përgjigjet para ligjit, sepse ai e ka kapur Prokurorinë. Balla është sot njeriu i cili mbështet një trafikant droge për ndërtime pa leje. Damian Gjiknuri që iu përfshi emri në afera korruptive.

Saimir Tahiri që dihet botërisht ka lidhje me bandat e trafikut të drogës”, u shpreh gjatë fjalës së tij lideri i opozitës.