Basha merr pjesë në Asamblenë e PPE, ja çfarë do të diskutojë

513
Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane.
Basha do të takohet me përfaqësues të lartë të politikës europiane, me të cilët pritet të diskutohen zhvillimet politike në Shqipëri dhe sfidat e saj në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Aktiviteti zhvillohet nën kryesimin e Presidentit të Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul dhe marrin pjesë përfaqësues të partive të djathta europiane, të qeverive të vendeve europiane dhe të institucioneve të Bashkimit Europian.
Sigal