Basha me vendorët: Harta e re territoriale është hartë pazaresh

421
Sigal

TIRANE – Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur sot vendorët për të diskutuar për problemet e njësive vendore demokrate.

Në tryezën e mbledhjes Basha ka thënë se synimi duhet të jetë një dhe i qartë e duhet të synojë që pushteti vendor të bëhet më demokrat.

Sipas kreut të PD çdokush që ka një problem duhet të dëgjohet e më pas të merret me zgjidhjen e tyre. Basha ka thënë se kërkon që të ketë një koncept decentralizimit njësive vendore si dhe zgjerim të kompetencave të vendorëve. Fjala e plotë e Bashës në tryezen e rrumbullaket per autonomine vendore

Duke folur për hartën territoriale, Basha tha se harta territoriale Rama-Meta është një hartë pazaresh dhe se jo vetëm që nuk është marrë parasysh propozimi i tyre por edhe miratimi është bërë vetëm nga mazhoranca. Basha theksoi se nuk do të ulet kurrë në sofrën e pazarit.