Basha me të rinjtë në sheshin Demokracia: Nuk ka shpresë tjetër përveç rinisë, Shqipëria nuk ka forcë më të madhe se rinia

436

Lulzim Basha bashkëbisedim dhe reflektim me të
rinjtë në sheshin Demokracia në Qytetin Studenti 

 

 

26
vite më parë ky shesh kumbonte me thirrje “Liri, demokraci!”, “E duam
Shqipërinë, si gjithë Europa!”. Mendimi më shkon tek Studentët e Dhjetorit
1990, në një nga momentet më të mrekullueshme të historisë tonë, momentin kur
rinia vrau frikën dhe çeli rrugën e lirisë për Shqipërinë dhe gjithë
shqiptarët.

 

Mendimi
më shkon tek Azem Hajdari i pavdekshëm, tek ata qindra e mijëra të rinj të
Dhjetorit 1990. Fjalët e mia nuk e përshkruajnë dot nderimin dhe respektin që
unë ndjej, jo vetëm sot si kryetar i Partisë Demokratike, por edhe si
17-vjeçari i vitit 1990 këtu në këtë shesh.

 

Jeta
i ka përplasur shumë prej tyre mes vështirësitë dhe zhgënjimeve, disa nuk janë
më në Shqipëri, disa nuk janë më mes nesh. Por ajo që ata bënë do të kujtohet e
nderohet përherë.

 

Ata
vranë frikën, me idenë e lirisë në mendje dhe liria u hap si një mundësi për të
gjithë shqiptarët. Çfarë mësimi tjetër më të vyer mund të ketë një popull nga
rinia e vet, sesa vlerën e lirisë.

 

 

26
vite më parë ne kërkuam liri, demokraci dhe Shqipëri si gjithë Europa. Sot pas
26 vitesh, liria, demokracia dhe Europa mbeten aspirata të paplotësuara. 

 

Sot
nuk kemi demokraci, por kemi autokraci. Kemi sundim për veten. Kemi pushtet të
pakufizuar në duart e Kryeministrit dhe të një grushti njerëzish që ka
zëvendësuar demokracinë me autokracinë, ekonominë e lirë të tregut me
sipërmarrjen e bizneseve klienteliste të partive politike të pushtetit.

 

Kemi
pushtet te pakufizuar që e ka shndërruar shoqërinë e pavarur civile në shoqëri
të kapur, të joshur e të trembur; median e lirë e të pavarur në media të
nënshtruar, të trembur, të shantazhuar, të goditur dhe të blerë, me ushtri dhe
radhë pseudoanalistësh të cilët nuk mbrojnë më interesat qytetare, por
interesat e partive, interesat e pushtetit.

 

Kemi
një popull të tërë të skllavëruar dhe të privuar nga nevojat themelore, të
pushtuar nga frika e humbjes së gjërave bazike, të bukës, të vendit të punës,
të dinjitetit.

 

Kemi
një Shqipëri ku nuk ecën përpara i zoti, i afti, nuk ecën përpara talenti, nuk
ecën përpara maturanti me mesataren më të lartë, nuk ecën përpara sipërmarrësi
i ndershëm, ai që konkuron me shërbime dhe produkte më cilësore dhe me kosto më
të mirë, por ecën përpara ai që përcakton njëshi, i forti i fshatit, i forti i
qytetit, i forti i kryeministrisë, i plotfuqishmi që pushtetin që u takon
qytetarëve e ka uzurpuar për veten e tij dhe që përcakton nga zyra e tij, nga
telefoni i tij, se cili biznes do të ecë e cili do të ngecë, se ku do të shkojë
taksidari e doganieri për të terrorizuar sipërmarrësit.

 

Kemi
një Shqipëri ku vetëm një grusht klientësh, servilësh të kryetarit mund të
bëjnë përpara; ku deputetë nuk bëhen ata që përfaqësojnë interesat e të
djathtëve apo të majtëve, por ata që përfaqësojnë interesat e kryetarit,
bizneset e kryetarit, pasurinë e kryetarit, pushtetin e kryetarit. 

 

Para
26 vitesh ekzistonin dy botë. Bota e Bllokut, bllokut të mbyllur komunist dhe
Shqipëria e vërtetë, e prapambetur, e ndrydhur, e shtypur, e terrorizuar. 

 

Edhe
sot ka dy botë. Edhe sot ka një bllok, ndonëse nuk jetojnë të gjithë në një
vend, janë një grusht njerëzish, një kastë, një kënetë me krokodilë të
korrupsionit dhe të krimit. Ka edhe një botë tjetër ajo e Shqipërisë së vërtetë
me ekonomi anemike, pa konkurrencë, me sipërmarrës që vetëm paguajnë taksa që
nuk ju kthehen kurrë si shërbime, me shëndetësi të falimentuar, me rini të lënë
midis dy zgjedhjeve, të dëshpërimit apo largimit nga vendi. 

 

Sot
shqiptarët presin mesazhin se ne refuzojmë të jemi skllevër të një autokracie
të veshur si demokraci, të një ekonomie të kontrolluar nga pushteti dhe klientët
e saj. Se ne refuzojmë të jetojmë në një vend ku frikën nga terrori i
diktaturës, i sigurimit të shtetit e ka zëvendësuar frika nga taksidari që vjen
të mbyllë biznesin, frika nga drejtori që të heq nga puna për t’i hapur vendin
dikujt tjetër pa meritë, frika se gjithçka është në duart e njëshit dhe asgjë
nuk është më në duart e qytetarëve.

 

Dua
t’ju them nga ky shesh i frymëzimit për liri dhe demokraci se liria si zgjidhja
për gjendjen e tmerrshme ku ndodhet vendi, fillon nga shtëpia jonë, nga liria
për të shprehur pa asnjë kompleks mendimin tuaj, me zë të lartë, për të
kritikuar këdo dhe për të ofruar zgjidhje siç ju i mendoni.

 

Nga
liria për të mos qenë servilë të Kryetarit apo deputetit, liria për të qenë
vetvetja, liria për të qenë forca më e madhe në Partinë Demokratike, forca e
ndriçimit, forca e të nesërmes.

 

Nga
liri për ecur përpara. Atje ku ka demokraci, ku qytetarët kanë në dorë fatin e
tyre, janë zotër të fatit të tyre.

 

Jam
i bindur se beteja e rinisë shqiptare që sot i dhatë zë me pjesëmarrjen tuaj të
mrekullueshme në këtë shesh dhe para këtij sheshi, është t’ia kthejmë këtë liri
shqiptarëve, t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve, ti kthejmë qeverisjen
shqiptarëve permes demokracisë dhe fuqizimit të shqiptarëve! 

 


çdo shqiptar ta dijë e ta besojë dhe ta gëzojë këtë që po them, ne duhet të
ndryshojmë edhe mënyrën se si funksionojmë në shtëpinë tone.

 

Partia
Demokratike lindi jo si parti e parisë, jo si parti e një grupi njerëzish që
duan të vijnë me çdo kusht në pushtet, lindëm si një parti e shpresës për çdo
shqiptar, si parti e lirisë për çdo shqiptar.

Ne
jemi prapë ajo parti pas 26 vjetësh. Me arritjet tona për të cilat jemi krenarë,
me gabimet tona për të cilat reflektojmë dhe duhet të reflektojmë, por jemi
prapë parti e shpresës për çdo shqiptar, parti e çdo shqiptari dhe parti e
Shqipërisë. 

 

Prandaj
ne duhet të forcojmë demokracinë e brendshme, ne duhet ti japim mundësinë
çdokujt që ka një ide, një vizion, një platformë, një vlerë për të ndarë, të
konkurrojë lirshëm dhe të përfaqësojë lirshëm interesat e demokratëve dhe
interesat e Shqipërisë. 

 

Fati
i shqiptarëve është në duart e shqiptarëve. Por fatin e shqiptarëve gjithmonë e
ka përcaktuar rinia. Liria dhe rinia janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën.
Sot thirrja për liri është në fakt apeli ndaj rinisë për t’u ngritur përsëri,
për të refuzuar kastën, për të refuzuar pushtetin e pakufizuar, për të refuzuar
dogmën, për të refuzuar padrejtësinë, për të refuzuar korrupsionin, për të
refuzuar krimin dhe për të përqafuar vlerat Europiane. 

 


gjithë të barabartë para ligjit. Mundësi për të gjithë, në një Shqipëri që i ka
të gjitha mundësite për ti mbështetur të gjithë. Por për këtë, na duhet një
qeverisje për qytetarët. Për këtë, na duhet një Parti Demokratike për
shqiptarët, një Parti Demokratike për rininë, një Parti Demokratike për të
rinjtë. 

 

Liria
ështe vlera me të cilën do të ecim përpara. Unë do bëj gjithçka që liria në
Partinë Demokratike t’u japë mundësinë gjithsecilit prej jush të shpalosë
vlerat tuaja më të mira, e të merrni përgjegjësitë më të larta pa asnjë
kufizim. 

 

Dua
ti them çdo të riu e të reje shqiptare, se ky është misioni im. Ky do të jetë
misioni im në qeverisje nesër. Asgjë nuk do të na bjerë nga qielli. Asgjë nuk
do të ndryshojë po nuk e ndryshuam ne. Dhe ne mund dhe do ta ndryshojmë vetëm
përmes lirisë, vetëm përmes demokracisë, vetëm përmes vlerave që i bëjnë vendet
europiane të dëshirueshme, të përparuara, destinacionin e çdokujt, që sot sheh
me dëshpërim një Shqipëri të rrënuar.

 

Unë
pres, pres nga ju, pres nga gjithësecili prej jush, nga mijëra e mijëra të
rinj, të mos largohen por të qëndrojnë e të luftojnë, të përballen e të
fitojnë. Shqipëria është e juaja e askujt tjetër. Dhe së bashku, së bashku me
cdo shqiptar të ndershëm pavarësisht prej kredos politike, pavarësisht prej
bindjes dhe formimit, jam i sigurt se shkëndija e shpresës që ndezni sot nga ky
shesh, do të kthehet në një zjarr të madh besimi që do t’u kthejë shqiptarëve
të drejtat e mohuara, të drejtën e pronës të drejtën e punës me djersën e
ballit, të drejtën e votes së lirë. 

 


gjithë ne duam jo thjesht një hap më shumë,  por një ndryshim rrënjësor,
një ndryshim rrënjësor për t’i kthyer qeverisjen qytetarëve, për t’i kthyer
buzëqeshjen shqiptarëve, për t’i kthyer Shqipërisë shpresën dhe besimin se do
të jetë si gjithë Evropa, me liri me demokraci me përparim, zhvillim dhe
punësim. 

 

Gëzuar
8 Dhjetorin! 

Sigal