Basha me të rinjtë në Krujë: Do bëjmë gjithçka që të qëndroni e të ndërtoni këtu të ardhmen tuaj

438
Sigal

Ndalesa e rradhës e kryetarit të PD Lulzim Basha, në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë” ishte qyteti i Krujës.

Në bashkëbisedimin me të rinjtë krutanë, lideri i opozitës u shreh ndër të tjera se,

“Papunësia dhe mjerimi janë produkt i kësaj qeverie. Kjo qeveri nuk ka asnjë zgjidhje. E vetmja rrugë që kjo qeveri i ka treguar rinisë, është emigracioni. Rinia është përballë dy zgjidhjeve, kriminalizimin ose emigrimin. Unë ju premtoj se do bëjmë gjithçka që të mos zgjidhni këto dy rrugë, por të qëndroni e të ndërtoni të ardhmen këtu”, u shpreh Basha.

“Kemi gjithçka, por na duhet një qeveri që mendon për ju”, shtoi më tej kreu i PD.

Basha u shpreh shpresëplotë se, shumë shpejt energjia e të rinjve do të përfshijë çdo shqiptar anëkend vendit.

“Duke parë vendosmërinë tuaj, jam i bindur se nuk do të jetë e largët dita kur energjia e rinisë do të përfshijë çdo shqiptar”, u shpreh Lulzim Basha.