Basha me sindikatat: Maxhoranca shton vende imagjinare të punës

444
Kreu i PD-së ishte i pranishëm në takimin që shënoi 25-vjetorin e krijimit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura. Basha tha se PD do të shohë mundësitë reale të rritjes së pagës minimale, në projektprogramin e saj. Ai është shprehur se maxhoranca aktuale vetëm po shton vendet imagjinare të punës
Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike në 25 vjetorin e krijimit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura
Të dashur dhe të respektuar themelues e drejtues të BSPSH-së
I nderuar zoti Kalaja,
Zonja dhe zotërinj
Sot, në këtë takim të bukur përkujtimor kam kënaqësinë e veçantë t’ju përshendes dhe t’ju uroj me gjithë zemër:
Gëzuar 25e Bashkimit të Sindikatavë të Pavarura të Shqipërisë.
Gëzuar këtë ngjarje të madhe të lëvizjes sindikaliste antikomuniste qëështë gdhendur përgjithmonënëlibrin e artë të demokracisë shqiptare.
Muajt e fundit kemi përkujtuar e festuar me krenari përvjetorët e disa prej ngjarjeve më të mëdha që ndryshuan historinë tonë në vitin 1990 dhe në fillim të vitit 1991: 8 dhjetorin e shpërthimit të lëvizjes studentore për Liri e Demokraci, 11 dhjetorin e fitores së pluralizmit politik dhe themelimit të Partisë Demokratike, që theu monopolin gjysëmshekullor të shtetpartisëkomuniste të punës, 20 shkurtin e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës si simboli idiktaturës me të egër në Europë.
Themelimi i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura qëndron denjësisht në piedestalin e këtyre ngjarjeve madhore si për nga guximi dhe largpamësia e themeluesve tësaj, ashtu edhe për nga rëndësia dhe kontributi i jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës.
Veç e veç në fillim dhe të bashkuara pak më vonë, sindikatat e pavararura të Shqipërisëzbritën në arenën e kohës si një fuqi e re e pazevendësueshme e përshpejtimit të ndryshimeve demokratike në vend.
BSPSH ishte protagoniste nësa e sa ngjarje, nisma dhe kauza vendimtare, qëpërmes forcëssë bashkimit, organizimit, grevave dhe protestave që nuk i kishte njohur historia jonë,zhvlerësuan përpjekjet e diktaturës komuniste për të mbijetuar duke i marrë anën demokracisë.
BSPSH u bë zëri i ri përfaqësues injë mase shumë të madhe punëtorësh anemambanë vendit që donin ndryshimin. Ajo hyri dheështë në histori.BSPSH është Solidarnosti ynë.Lëvizja Studentore e Dhjetorit, Partia Demokratike dhe BSPSH janë tre forcat simotra që hapen rrugën e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri 25 vite më parë.
Ne jemi të“një gjaku” në kuptimin që edhe PD, edhe sindikatat e pavarura i ka lindur Liria. Ne jemi lidhur që prej fillimit e në vazhdimësi nga respekti për vlerat e përbashkëta që janë të shenjta për ne dhe për ju: puna, dinjiteti iindividit të lirë,i punëtorit, i qenies njerëzore, ishqiptarit.
Ju jeni demokratëkur predikoni dhe luftoni për këto vlera.Ne jemi sindikalistë gjithashtu duke luftuar këto vlera.
Partia Demokratike vlerëson faktin se BSPSH ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të madh për të mbajtur qeveritë nën presionin e fortë të kërkesave për zbatimin e ligjeve që mbrojnë punëmarrësit, për ndryshimin dhe përmirësimin e këtyre ligjeve sa herë paraqitet nevoja.
BSPSH vazhdon të jetë e angazhuar në luftën kundër korrupsionit, paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë në qeverisje, që janë shkaku kryesor i shpunësimit, i rënies së konsumit, i uljes de fakto të rrogave, i varfërisë në rritje.
BSPSH është gjallë dhe e fortë edhe pse oligarkia në pushtet e do të vdekur. Kush nuk e kujton batutën e kryeministrit shqiptar për të ashtuquajturat avantazhejoshëse tëShqipërisë për investitorët italianë.
Nuk janë taksat që i kemi më të lartat në rajon. Nuk është klima e biznesit qëe kemi të fundit në rajon dhe në fund të listës botërore.
Ne kemi një avantazh tjetër, sipas Ramës.Apo më saktë nuk kemi diçka tjetër që, sipas tij duhet të na bëjë punë. Nuk kemi sindikata! Kjo ishte batuta dhe oferta e Ramës për investitorët italianë.
Kryeministri Italian ka qenë në siklet edhe ta dëgjonte e jo më ta mendonte.
Si është e mundur që kryeministri i nje qeverie që vetëquhet e majtë,ambalozhon me një shaka të pakripë gëzimin dhe dëshirën e tij që vendi të mos ketë sindikata? 
Ka mundësi sepse ai dhe kupola që qeveris sot vendin nuk kanë lidhje as me të majtën, as më të djathtën, por vetëm me interesat e tyre të ngushta.
Urrejnë opozitën, urrejnë shtypin e lirë, urrejnë organizatat e pavarura të shoqërisë civile, urrejnë institucionet e pavarura, urrejnë sindikatat e pavarura, urrejnëgjithcka që nuk e kapin e nuk e kanë nën kontrollin e tyre.
Kjo kupolëpasurohet për vete me tendera e konçesione korruptive, me kontrabandë dhe trafiqe, por nuk ka asnjëqëllim, nuk e ka as në mendje, ti shërbejëpunës dhe punësimit, mirëqenies dhe sigurisësë qytetarëve, familjarëve, kryefamiljarëve, të papunëve.Bilanci i saj nëkëto fusha jetike nxin ngado që ta shikosh.
Papunësia reale, edhe sipas INSTAT-it nën kontroll qeveritarështë në rritje të pandalshme.Në fund të vitit 2015 ky tregues u ngjit nëzyrtarisht në nivelin 17.7%, por faktikisht sic e dimë të gjithë ne, sic e dini mirë ju, qëndron shumë më lart.
Aksionet e ndërmarra nga qeveria në luftën kundër informalitetit kanë qenë e janëkryekëput klienteliste dhe kanë pasur si pasojë pushimin nga puna të mbi 75 mijë punonjesve vetëm gjatë periudhës shtator – tetor të vitit 2015.
Biznesi i vogël, por edhe ai i mesëm, po përjeton ditë shumë të vështira për shkak të taksave dhe gjobave dhe arbitraritetit të hordhive inspektuese që shkojnë e vijnë si miza kali, çfarëi detyron shumë prej tyre të reduktojnë aktivitetin ose të mbyllen.E gjitha kjo bie në kurriz të vetëpunësuesve, të punëmarrësve dhe punëdhënësve.
Problemitmëtë madhqë ka sot vendi, atëtë papunësisë dhe shpunësimit qeveria i qaset me shpotinë e propagandës dhe aksione mediatike.30 mijë vende vakante pune deklaroi Kryeministri. 200 mijëia priti Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinisë. Më këtë ritëm, vendet imagjinare të punës pas pak javësh do të tre-katërfishohen.
Por eksodi masiv i shqiptarëve nuk lë hapësirë për humorin e zi të shifrave të qeverisë. Për shkak të papunësisë, korrupsionit, për shkak të krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur me krim, për shkak të errësimit të perspektivës në të gjitha drejtimet, shqiptarët e larguar gjatë vitit të fundit janë sa popullsia e Gjirokastrës apo Beratit.
Ky eksod në këto përmasa përkeqëson direkt gjendjen në tregun e punës sepse rriskun e emigracionit e merr pjesa vitale e shoqërise e cila ka edhe potencialin më të madh për t’u bërë pjesë e zhvillimit ekonomik të vendit.
Mosrritja për tre vite me rradhë e pagës minimale është pjesë e një politike që e ka sjellëekonominë në deflacion, pasi fuqia blerese ka rene ndjeshem. Nëuljen e nivelit te jeteses ka ndikuar direkt edhe rritja e pashpirt e cinike e çmimit të energjise elektrike e cila ndikon më së shumti në shtresat e varfëra.
Po ashtu rritja e çmimit të transportit publik me 33% ka një ndikim të madh në xhepat e popullsisë me të ardhura të ulëta të cilët janë edhe konsumatorët e parë të këtij lloj shërbimi.
Ju,sigurisht, i keni në qendër të vemendjes dhe aksionit tuaj sidikalist këto probleme e shumë të tjera që rëndojnë gjendjen e punëmarësve.Ne si opozitë i kemi në qendër të aksionit dhe programit tonë politik.
Ne jemi nëtë njëjtën anije në përpjekjen tonë për nxjerrjen e vendit nga kthetrat e korrupsionit, krimit dhe krizës.
Politika jonë fiskale që ka në boshtin e saj uljen dhe thjeshtimin maksimal të taksave do të sjellë më shumë investime dhe vende pune dhe vende pune me paga më të mira, do të reduktojë informalitetin dhe do të krijojëhapesira për një zhvillim ekonomik te qendrueshem , si rruga e vetme ereduktimit të varfërisë.
Dua t’ju njoftoj se departamentet e PD-sëkanë përfunduar sipas fushave projekprogramet e zhvillimit, që ne do ti konsultojmë me grupet e interesit, me partnerët socialë, me BSPSH-në, me organizatat e punëmarrësve dhe punëdhënësve. Po kalkulojmë mundësitë reale të rritjes së pagave, sidomos të pagës mininale, e cilaështë praktikisht një referencë edhe për pagat e tjera.
Zoti Kalaja,unë e marr si shenjë besimi dhe vlerësimi apelin tuaj në emrin të sindikatave të pavarura të Shqipërisë dhe ju përgjigjem sot nga kjo sallë se PD do të jetë në nivelin e pritshmërive të sindikatave sot si opozitë dhe alternativë krah për krah jush për zgjidhjen e problemit të madh të papunësisë dhe varfërisë përveç politikave që do të nxisin zhvillimin ekonomik, investimin, rritjen e konsumit , rritjen e pagës minimale. Ne presim që së bashku të luftojmë e të punojmë për ti arritur këto objektiva përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme .Sigurisht presim që pas kësaj, siç kemi qenë dhe jemi aleatë në vlera, ne si qeverisje të jemi ballë përballë me njëri tjetrin për të garantuar zbatimin e tyre.
Zonja dhe zotërinj,
BSPSH kanë shënuar tranzicionin shqiptar deri në ditët tona dheunëbesoj fort se, pavarësisht vështirësive, ky bashkim sindikalist me emër dhe kontribute të mëdha do të forcohet, do të tregojë se është gjallë dhe jo i vdekur siç uron oligarkia në pushtet, do të ridalë fuqishëm në skenën e kohës duke shtuar radhët, duke intensifikuar aksionin në shembullin e fillimeve heroike të25 viteve më parë dhe të sindikalizimit bashkohor perendimor gjithashtu.
Shqipëria ka nevojë për ju.Hallet, dhimbjet dhe nevojat e njerëzve të thjeshtë kanë nevojë për sindikatat dhe sindikalizmin.Liria ka nëvojë për ju.Jam i bindur se BSPSH nuk do t’u mungojë këtyre pritshmërive.
Rroftë 25 vjetori i BSPSH!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Sigal