Basha me Ramën/ Meta shkon në zyrën e Berishës

460
Ndërkohë që Edi Rama është i zënë me Lulzim Bashën në Pallatin e Kongreseve duke detajuar marrëveshjen, Ilir Meta ka shkuar në zyrën e Sali Berishës. Nuk dihet përse ish kreu i LSI-së dhe presidenti i votuar ka shkuar të takojë Sali Berishën, por këmbëngulja e Ramës për ta bërë marrëveshjen kokë me kokë me Bashën, pa praninë e kryetarëve të tjerë të partive aleate, mund të ketë nxitur dyshime shqetesuese tek Meta.

Eksperienca ka treguar se kur ka marrëveshje PS-PD, e humbur ka dalë LSI, ndaj Meta nuk ka pritur duarkryq, por ka bërë lëvizjen e tij me Berishën. Takimi i fundit publik mes tyre, ka qenë rreth 4 vite më parë, kur Meta e njoftoi Berishën për koalicionin që do të bënte me Edi Ramën.
Sigal