Basha me protestuesit anti-Ruçi: E turpshme zgjedhja e tij, ai përgjegjës për masakrën e 2 prillit

459
Pasi 2 deputetë të opozitës që besohet se janë të listës së PD-së, kanë votuar pro Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit dhe një tjetër ka abstenuar, kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë nga salla e parlamentit dhe i është bashkuar protestutesve kundër zgjedhjes së Ruçit kryeparlamentar.

Duke folur para tyre, Basha u shpreh se zgjedhja e Ruçit në këtë post është e turpshme, ndërsa e ka bërë atë përgjegjës për masakrën e 2 prillit në Shkodër.

“E turpshme të zgjidhet Ruçi në krye të parlamentit. Ai është përgjegjës për masakrën e 2 prillit dhe 4 viktimat e pafajshme”, është shprehur Basha.

Ai ka dhënë mbështetjen e tij për protestuesit.

‘Do jemi në krahun tuaj dhe vlerat që përfaqësoni. Do jemi çdo ditë me qytetarët dhe kundër krimit e korrupsionit’, është shprehur Basha.
Sigal