Basha: Me paratë e krimit Rama po blen ndërkombëtarët!

563
‘‘Me paratë e narkomafias shqiptare, dhe me paratë e korrupsionit qeveritar po blihet fjala e lobingjeve në Europë dhe në Amerikë, për t’i ardhur në ndihmë lavatriçes së krimit të organizuar, republikës së vjetër të krimit” . Ishte kjo deklarata e fortë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, në ditën e 45 të protestës, ndërsa theksoi se qendresa do të vazhdoi deri në fitore.

Në ditën e 45 të protestës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se qeveria me paratë e krimit dhe korrupsionit po paguan për lobingje në Europë dhe në Amerikë, për t’i ardhur në ndihmë asaj që ai e cilëson Republikë e Vjetër.

Basha: Me këto para, paguhen lobingje të ndyra, të pista. Me paratë e narkomafias shqiptare, me paratë e korrupsionit qeveritar blihet fjala e lobingjeve në Europë dhe në Amerikë, për t’i ardhur në ndihmë lavatriçes së krimit të organizuar, republikës së vjetër të krimit.

Basha tha se beteja për zgjedhje të lira nuk do të ketë kthim pas, ndërsa sipas tij kjo beteje nuk i vjen në ndihmë vetëm Shqipërisë por Europës dhe Amerikës.

Basha: Çdo ditë që kalon jam dhe jemi më të fortë, më të vendosur. Se nga kjo betejë nuk tërhiqem pa përmbushur premtimin që para jush dhashë, pa i shkuar deri në fund vendimit që sëbashku morëm: zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveri teknike dhe vetëm votë të lirë dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë.

Basha tha se me renien e kryeministrit Edi Rama, fitojnë shqiptarët dhe humbin grupet kriminale.

Basha: Kemi bërë shumë thotë, por shumë mundet të humbasim. E keni dëgjuar, se e përsërisnin. E përsërisnin si automat, si rrobot. I nxirrnin njëri pas tjetrit: Kemi bërë shumë thonë, por shumë mund të humbasim. Kush do të humbasë? Kush do të humbasë, nëse Edi Rama nuk e mban pushtetin dhe aleancën e tij me krimin?I pari që do të humbasë është krimi i organizuar shqiptar dhe kriminelët në parlament dhe kryetarë bashkish. Do të humbasin ministrat e korruptuar me në krye kryeministrin i cili është akuzuar se zotëron një pasuri qindra milionë eurosh në banka off-shore.Do të humbasë Vlima Nushi, Pandi Carapuli dhe një grusht oligarkësh që po i pinë gjakun popullit duke marrë dhe fituar të gjithë tenderat, të gjithë konçesionet, të gjitha pasuritë e shqiptarëve.Këta do humbasin dhe humbasin shumë. Sepse paratë e tyre, që në fakt janë paratë e shqiptarëve, do t’i kthehen shumicës, do ti’i kthehen qytetarëve shqiptarë. Prandaj këtu jam dakort me Edi Ramën. Do humbasësh jo shumë, por do humbasësh gjithçka në Republikën e Re.

Me largimin e qeverisa Rama, Basha tha se qytetarëve shqiptarë ju kthehet pushteti politik dhe ai ekonomik.
Sigal